*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 mars 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 28 nëntor 2019
Busquets u bë pjesë e ekipit e parë të Barcelonës në korrik 2008, dhe shpejt u bë një lojtar i rëndësishëm i ekipit. Në sezonin e tij të parë, Busquets ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën, një arritje të cilën e përsëriti edhe në sezonin 2014–15.
Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën me Katalanasit, duke luajtur mbi 500 ndeshje zyrtare. Ai u bë lojtar i Spanjës në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar më shumë se 100 paraqitje.
Lindur në Sabadell, Barcelonë, Busquets filloi të luante futboll me ekipin lokal CD Badia del Vallès,[3] dhe më pas luajti me klube si CEF Barberà Andalucía, UE Lleida dhe UFB Jàbac Terrassa,[4] para se të bashkohej me të rinjtë e Barcelonës në vitin 2005.[5] Ai shënoi shtatë gola në 26 ndeshje me ekipin Juvenil A në sezonin e tij të dytë, dhe pas dy vitesh, Busquets u bë pjesë e ekipit B te drejtuar nga Josep Guardiola; ai ndimoi ekipin të ngjitej në divizonin e tretë.[6][7] Në të njëjtin sezon ai debutoi edhe me ekipin e parë, si zëvëndësues në Copa Catalunya.[8]
"Pozicionalisht, ai duket si një veteran pa top. Me top ai e bën të vështirën të duket e lehtë: ai kontrollon topin me një apo dy prekje. Pa top, ai na jep neve një mësim: ajo e të qënit në vendin e duhur për të interceptuar ose thjesht të vraposh për të rikuperuar topin."
Më 13 shtator 2008, Busquets luajti ndeshjen e parë në La Liga, duke u paraqitur për 90 minuta në barazimin 1–1 në shtëpi ndaj Racing de Santander.[10] Gjatë përballjes së Barcelonës në Ligën e Kampioneve ndaj Basel në St. Jakob-Park më 22 tetor 2008, ai shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 15të në një fitore 5–0 në fazën e grupeve;[11] në fillim të dhjetorit, në një ndeshje tjetër si titullar, ai shënoi golin e dytë për Barçën në këtë kompeticion, një gol në minutën e 83të të humbjes 2–3 në shtëpi kundër Shaktar Donetsk.[12]
Më 22 dhjetor 2008, Busquets firmosi një kontratë deri në vitin 2013 me një klauzolë lirimi 80 milion €.[13][14] Më 7 mars 2009, ai shënoi golin e parë në kampionat në një fitore 2–0 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao.[15] Më 27 maj, pasi kishte konkuruar rregullisht për një vend në formacionin titullar me lojtarët me përvojë Seydou Keita dhe Yaya Touré, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Barcelona mposhti 2–0 ekipin anglez Manchester United; me këtë fitore, Carles dhe Sergio Busquets u bënë grupi i tretë baba-bir që kanë fituar kompeticionin më të rëndësishëm për klube duke luajtur me të njëjtin ekip, duke iu bashkuar Manuel Sanchís Martínez dhe Manuel Sanchís Hontiyuelo (me Real Madridin) dhe Cesare Maldini dhe Paolo Maldini (A.C. Milan).[16]
Forma e mirë e Busquets vazhdoi edhe në sezonin 2009–10,[17][18] me trajnerin Guardiola që parapëlqente atë në vend të fildishtasit Touré në qëndër të mesfushës. Në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Interit në Camp Nou më 28 prill 2010, ai u rrëzua në tokë pasi Thiago Motta ngriti dorën dhe u duk sikur e kishte shtyrë Busquetsin direkt në fytyrë.[19] Si rezultat i këtij veprimi, Thiago Motta doli nga fusha e lojës me karton të kuq për sjellje të dhunshme, kurse Busquets u kritikua nga media dhe Motta për simulimin e tij.[19][20][21][22]
Busquets u paraqit në çdo ndeshje të sezonit 2010–11, duke luajtur edhe në disa raste si qëndër-mbrojtës.[23][24] Më 27 janar 2011, ai firmosi një kontratë të re deri në vitin 2015, kurse klauzola e lirimit u rrit në 150 milion €.[25] Më 8 mars, duke luajtur si qëndër-mbrojtës, ai shënoi një autogol pas ekzekutimit të një goditje këndi kundër Arsenalit në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve, që barazoi rezultatin 1–1; Barcelona në fund fitoi ndeshjen 3–1, dhe u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[26]
Më 24 prill 2012, Busquets shënoi një gol të rrallë – i gjashti i tij në katër sezone – duke realizuar me portë bosh pas krosimit të ulët në zonë nga Isaac Cuenca, duke i dhënë avantazhin 1–0 Barcelonës në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve ndaj Çelsit. Barcelona në fund mori vetëm një barazim 2–2 ndaj tyre, dhe u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[27]
Më 16 korrik 2013, në ditëlindjen e tij të 25të, Busquets rinovoi kontratën deri në vitin 2018, kurse klauzola e tij e lirimit qëndroi e pandryshuar.[28] Më 1 gusht 2014, pas pensionimit të kapitenit Carles Puyol dhe me kërkesë të vetë veteranit, Busquets mori fanellën me numrin 5 për sezonin e ardhshëm.[29][30]
Më 6 qershor 2015, Busquets e nisi si titullar finalen e Ligës së Kampioneve, me ekipin e tij që fitoi trofeun e pesë të këtij kompeticioni pasi mposhti Juventusin në Olympiastadion të Berlinit.[31] Kjo gjë e bëri Barcelonën klubin e parë në histori që e ka fituar tripletën (që përbëhet nga Kampionati, Kupa dhe Kupa Evropiane) dy herë, duke bërë që Daniel Alves, Busquets, Andrés Iniesta, Lionel Messi, Pedro, Gerard Piqué dhe Xavi të jenë lojtarët e vetëm në të dyja rastet.[32][33]
Më 24 nëntor 2018, Busquets zhvilloi paraqitjen e tij të 500të në të gjitha kompeticionet me Barcelonën në barazimin 1–1 në transfertë ndaj Atlético Madrid.[36][37] Pas kësaj, në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Tottenham Hotspur më 11 dhjetor, Busquets regjistroi ndeshjen e tij të 100të në Ligën e Kampioneve.[38]
Më 11 tetor 2008, Busquets bëri debutimin e tij me kombëtaren nën-21 në ndeshjen e parë të raundit kualfikues play-off të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2009 kundër Zvicrës; ai shënoi në minutën e 17të, por ekipi i tij u mposht 2–1,[41] megjithatë, arriti të kualifikohej me rezultatin e përgjithshëm 4–3 pas fitores në ndeshjen e kthimit.[42]
Më 11 shkurt 2009, Busquets u thirr në ekipin e parë për një ndeshje miqësore ndaj Anglisë.[43] Ai më pas u emërua si zëvëndësues për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2010 kundër Turqisë më 28 mars 2009;[44] Busquets, megjithatë, mundi të debutonte në ndeshjen e kthimit të luajtur në Stamboll, ku ai hyri në 16 minutat e fundit të fitores 2–1 të La Rojas në vend të David Silvës.[45]
Busquets u thirr nga trajneri Vicente del Bosque për të luajtur në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, duke mbajtur rolin e mesfushorit mbrojtsë në vend të brazilianit të natyralizuar Marcos Senna i cili e kishte pasur atë rol në UEFA Euro 2008.[46] Ai luajti në të gjitha ndeshjet e turnamentit dhe ndihmoi Spanjën të shpallej kampione bote; ai u zëvëndësua vetëm një herë, në 30 minutat e fundit të takimit të parë të ekipit kundër Zvicrës e cila u humb 1–0.[47]
Më 8 shtator 2014, Busquets shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 5–1 ndaj Maqedonisë gjatë fazës kualifikuese të Euro 2016.[48] Goli i dytë erdhi më 15 nëntor gjatë një tjetër ndeshje kualifikuese, këtë herë në fitoren 3–0 ndaj Bjellorusisë.[49]
Busquets festoi ndeshjen e tij të 100të me kombëtaren më 9 tetor 2017 në fitoren 1–0 jashtë fushe ndaj Izraelit e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.[50] Ai më pas u zgjodh edhe në finalet e turnamentit nga trajneri Julen Lopetegui.[51]
"Ai është një nga talentet më të mëdhenj që ka futbolli spanjoll. Ky është një zbulim. Kur e pashë Busquets të luante për herë të parë, thirra një shok dhe i thash: ‘Pash një lojtar nga një specie e zhdukur’. Ai është një yll."
Busquets zakonisht luan si mesfushor qëndror dhe mbrojtës, por mund të përshtatet edhe si qëndër-mbrojtës.[54] Ai është një lojtar punëtor i cili shkëlqen në rikuperimin e topit dhe thyen aksionet e kundërshtarëve falë sensit të të pozicionuarit, aftësive mbrojtëse, inteligjencës taktike dhe aftësisë në leximin e lojës.[9][54][55] Fal vizionit, kontrollit të topit, forcës fizike, aftësive teknike dhe saktësisë në pasime, Busquets e humbet rrallë zotërimin e topit, dhe sëbashku kolegë aktualë dhe në të kaluarën në mesfushë, si psh Iniesta, Xavi dhe Ivan Rakitić, ai ka pasur rol krijues në formacion duke luajtur edhe si organizator i tërhequr.[55][56][57][58][59]
Trajneri Del Bosque e ka vlersuar Busquets, duke thënë, "Nëse e shef të gjithë lojën, ju nuk do të shihni Busquetsin, por nëse keni parë Busquetsin, keni parë gjithë lojën."[60] Gjatësia është gjithashtu një tjetër avantazh i Busquets; ky atribut e bënë atë efektiv në duelet ajërore si dhe e lejon të shkojë në pozicione më të avancuara, duke qënë edhe një sulm shtesë për ekipit e tij.[61] Busquets është akuzuar edhe për simulimet e tij nga media në disa raste, për shkak se lojtarët kundërshtar janë ndëshkuar me karton gabimisht ose edhe janë nxjerrë jashtë për shkak të reagimeve të tij të tepruara dhe protestave. Megjithatë, në përgjigje të këtyre akuzave, ai mbrojti simulimet në futboll si lojë inteligjente.[62]
I konsideruar shpesh si një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botës,[63] Busquets ka marrë vlerësime nga kolegët e tij, me Messin i cili ka thënë: "Kur ka vështirësi, ai (Busquets) është atje."[64]
Babai i tij, Carles, ishte gjithashtu futbollist. Ai luajti si portier për Barcelonën për disa vite në 1990', edhe pse më së shumti si rezervë.[65]
Në vitin 2014, Busquets filloi një marrëdhënje me Elena Galera. Dy vite më pas, ai u bë baba për herë të parë kur gruaja e tij i dha jetë një djali të quajtur Enzo.[66] Ai ka një tatuzh në arabisht në krahun e tij që lexon: "Një gjë për ty, jeta në shtetin tim", që i dekikohet gjyshit të tij me të cilin ai ishte shumë i lidhur.[67]
^"Jugadores salidos de Badia" [Lojtarët që erdhën nga Badia] (në spanjisht). CD Badia del Vallès. 20 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015.
^"Busquets signs new Barcelona contract" [Busquets firmos një kontratë të re me Barcelonën] (në anglisht). Tribal Football. 23 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2008. Marrë më 23 dhjetor 2008.
^"Vuelve el espectáculo" [Shfaqja është kthyer] (në spanjisht). Marca. 7 mars 2009. Marrë më 8 maj 2017.
^"Los Busquets hacen historia" [Busquets-at bëjnë histori] (në spanjisht). Mundo Deportivo. 29 maj 2009. Marrë më 8 maj 2017.
^"Busquets signs new Barca deal" [Busquets firmos marrëveshje të re me Barçën] (në anglisht). ESPN FC. 27 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2011. Marrë më 31 mars 2019.
^Cernensek, Bostjan (31 mars 2011). "Getting To Know: Sergio Busquets" [Të njohim: Sergio Busquets] (në anglisht). Barca Blaugranes. Marrë më 30 korrik 2016.