Isco duke luajtur për Real Madridin në vitin 2013 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Francisco Román Alarcón Suárez | ||
Datëlindja | 21 prill 1992 | ||
Vendlindja | Benalmádena, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.76 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Betis | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Benamiel | |||
2006–2009 | Valencia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2011 | Valencia B | 52 | (16) |
2010–2011 | Valencia | 4 | (0) |
2011–2013 | Málaga | 69 | (14) |
2013–2022 | Real Madrid | 246 | (37) |
2022 | Sevilla | 12 | (0) |
2023– | Betis | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008 | Spanja U16 | 3 | (1) |
2008–2009 | Spanja U17 | 21 | (6) |
2010 | Spanja U18 | 1 | (1) |
2010–2011 | Spanja U19 | 12 | (7) |
2011 | Spanja U20 | 6 | (1) |
2011–2014 | Spanja U21 | 19 | (14) |
2012 | Spanja U23 | 5 | (0) |
2013– | Spanja | 34 | (12) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 shkurt 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 shtator 2018 |
Francisco Román Alarcón Suárez (lindur më 22 prill 1992), njohur zakonisht si Isco (Spanjisht: [ˈisko]), është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor sulmues për klubin spanjoll Betis.[1]
Ai filloi karrierën e tij te Valencia CF, duke luajtur zakonisht skuadrën rezervë, përpara se të bashkohej me Málagën në vitin 2011. Performancat e tij në klubin andaluzian bënë që ai të fitonte çmimin Golden Boy një vit më vonë. Në qershor 2013, ai u transferua te Real Madrid për 30 milion €.
Isco ka përfaqsuar Spanjën në nivele të ndryshme moshash, përfshirë në Lojërat Olimpike 2012, dhe bëri debutimin e tij në vitin 2013.
Isco ka lindur në Benalmádena, Málaga, Andaluzi. Si fëmijë ai u aktivizua me Atlético Benamiel, ku luajti me shokun e tij Charlie I'Anson, tani lojtar i Elche CF.[2]
Isco është produkt i akademisësë Valencias dhe bëri debutimin e tij si profesionist me ekipin e parë më 11 nëntor 2010 kundër UD Logroñés për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit të atij sezoni, duke shënuar dy gola në një fitore 3–1.[3][4] Para kësaj, ai e kishte kaluar sezonin e tij të parë të plotë me skuadrën e rezervave në Segunda División B, duke shënuar një gol në 26 ndeshje; ekipi në fund të sezonit ra nga kategoria.
Isco luajti ndeshjen e tij të parë në La Liga më 14 nëntor 2010, duke zëvendësuar sulmuesin Aritz Aduriz në 20 minutat e fundit të fitores 2–0 kundër Getafes.[5]
Në korrik 2011, pasi kishte shënuar 15 gola me ekipin rezervë të Valencias për t'a rikthyer në Tercera División, Isco u transferua te Malaga në një marrëveshje pesë-vjeçare, me klubin që pagoi 6 milion €.[6] Ai shënoi golin e parë me ekipin e ri më 21 nëntor në fitoren 3–1 kundër Racing de Santander;[7] Ai shënoi sërisht një javë më pas në fitoren 2–1 kundër Villarreal CF,[8] dhe e mbylli sezonin e tij të parë me 32 ndeshje dhe pesë gola; Malaga u kualifikua në Ligën e Kampioneve për herë të parë në histori.
Më 18 shtator 2012, në ndeshjen parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, Isco shënoi një dopietë kundër FC Zenit Saint Petersburg dhe u shpall lojtari i ndeshjes.[9] Më 22 dhjetor, ai shënoi golin e parë në ligë në fitoren 3–2 kundër Real Madridit në stadiumin La Rosaleda, duke ndihmuar Malagën të arrinte fitoren e parë ndaj Los Blancos pas 29 vitesh;[10] po në atë muaj, ai fitoi çmimin prestigjoz Golden Boy, duke mposhtur në finale Stephan El Shaarawy dhe Thibaut Courtois.[11][12]
Më 28 janar 2013, Isco i dha fund spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij duke firmosur një kontratë të re me klubin – klauzola e tij e blerjes u bë 35 milion €.[13] Ai shënoi golin e njëmbëdhjetë sezonal më 13 mars, duke shënuar golin e parë të suksesit 2–0 kundër Portos, e mjaftueshme për t'u kualifikuar në fazën me eleminim direkt pas humbjes 1–0 në Portugali.[14][15]
Më 17 qershor 2013, Isco konfirmoi se kishte marrë oferta nga klubi spanjoll Real Madrid dhe nga klubi ish trajnerit të tij Manuel Pellegrini, Manchester City, duke thënë se do të merrte vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së tij pas Kampionatit Europian nën-21.[16] Më 26 qershor, presidenti i Real Madridit Florentino Pérez konfirmoi se marrëveshja me lojtarin ishte arritur dhe se ai do të prezantohej në javën e ardhshme, menjëherë pas vizitave mjeksore;[17] në ditën e ardhshme ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare, me Real Madridin që pagoi 30 milion € për shërbimet e tij, duke u vendosur nën dispozicionin e trajnerit Carlo Ancelotti.[18]
Isco debutoi zyrtarisht më 18 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Betis; ai asistoi golin e dytë të fitores 2–1 në minutën e 85të.[19] Pas kësaj, ai shënoi dy golat e parë të sezonit në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Athletic Bilbao.[20]
Pavarësisht se kishte një rekord të mirë golashënimi, Isco u aktivizua pak nga Carlo Ancelotti, i cili preferonte formacionin 4–3–3, e cila nuk i përshtatej stilit të spanjollit. Megjithatë, trajneri deklaroi se kjo ishte një "problem i përkohshëm".[21] Ai regjistroi 11 gola në 53 ndeshje në sezonin e tij të parë; më 25 maj, ai fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë, duke luajtur 61 minuta në finalen e fituar 4–1 kundër rivalëve të Atlético Madrid.[22]
Isco luajti ndeshjen e parë të sezonit kundër Real Sociedadit, dhe shënoi golin e parë në fitoren 4–1 kundër UD Almería më 12 dhjetor.[23] Ai luajti si titullar në suksesin e arritur në Kupës së Botës për Klube, duke shënuar golin e katër në fitoren 4–0 kundër Cruz Azul.[24]
Isco mori lëvdata të shumta për performancat e tij në gjysmën e parë të sezonit,[25] duke bërë që legjenda franceze Zinedine Zidane t'a krahasonte me veten e tij.[26] Ai shënoi golin e tretë në ligë më 14 shkurt 2015, të parin e fitores 2–0 kundër Deportivo de La Coruña.[27]
Më 26 korrik 2023, Isco nënshkroi një kontratë një-vjeçare me Betis.[28]
Isco u paraqit me kombëtaren U–17 në 2009 Kupën e Botës U–17, duke shënuar tre herë gjatë turnamentit me skuadrën që e mbylli e treta. Në vitin 2011, ai përfaqsoi vendin e tij sëbashku me shokun e skuadrës Recio në Kupën e Botës U–20, duke shënuar një gol me skuadrën që nuk shkoi më shumë se çerek–finalja.
Më 28 shkurt 2012, Isco u thirr në kombëtaren U–23 për një ndeshje miqësore kundër Egjiptit, por qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.[29] Më 15 maj, ai u thirr pë herë të parë në kombëtaren e parë për një ndeshje miqësrore kundër Serbisë dhe Koresë së Jugut, por nuk luajti në asnjë nga ndeshjet. Në korrik, ai luajti me kombëtaren U–23 në Lojërat Olimpike 2012 në Londër,[30] duke luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e kombëtares që u eleminua që në fazën e grupeve pa shënuar një gol të vetëm.
Më 6 shkurt 2013, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur 30 minutat e fundit e fitores 3–1 kundër Uruguajit në Doha, Katar.[31] Gjithashtu në atë vit, ai shënoi në finale dhe e përfundoi turnamentin duke fituar Këpucën e Bronztë (3 gola) dhe u shpall në formacionin e turnamentit duke qënë një lojtar kyç për fituesit.[32][33]
Ai shënoi golin e parë me Spanjën në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Bjellorusisë në Huelva më 15 nëntor 2014, duke shënuar golin e hapjes në suksesin 3–0.[34]
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 15 nëntor 2014 | Estadio Nuevo Colombino, Huelva, Spanjë | Bjellorusia | 1–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
Isco nisi karrierën e tij si mesfushor sulmues te Málaga nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini; ai ndonjëherë luante rolin e sulmuesit në formacionin 4–2–3-1.[35] Pas transferimit të tij te Real Madrid, trajneri Carlo Ancelotti e vendosi atë në një rol më të tërhequr që kërkonte më shumë sakrificë dhe më shumë detyra mbrojtëse.[35]
Isco është i njohur për aftësitë e tij natyrale për të dhënë një pasim të përkryer, për të dribluar në mënyrë fantastike dy ose tre kundërshtarë dhe për të goditur topin në trekendësh.[36] Ai është i aftë në organizimin e lojës së ekipit të tij dhe di të krijojë hapsira për shokët e ekipit.[36]
Në vitin 2013, Isco u cilësia nga gazetari i Marcës Pablo Polo si "lojtari i ri më premtues i futbollit spanjoll", duke e krahasuar forcën, aftësitë, dhe qëndrueshmërinë e tij me atë të sulmuesit argjentinas Sergio Agüero, kurse vizionin dhe aftësitë e pasimit me ato të legjendës Zinedine Zidane.[37] Kapiteni i ekipit Iker Casillas parashikoi se në vitin 2015 Isco do të ishte lojtari më i rëndësishëm i kombëtares spanjolle.[38][39]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër1 | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Valencia | 2010–11 | 4 | 0 | 1 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 7 | 2 |
Gjithsej | 4 | 0 | 1 | 2 | 2 | 0 | 0 | 0 | 7 | 2 | |
Málaga | 2011–12 | 32 | 5 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 35 | 5 |
2012–13 | 37 | 9 | 0 | 0 | 10 | 3 | 0 | 0 | 47 | 12 | |
Gjithsej | 69 | 14 | 3 | 0 | 10 | 3 | 0 | 0 | 82 | 17 | |
Real Madrid | 2013–14 | 32 | 8 | 9 | 0 | 12 | 3 | 0 | 0 | 53 | 11 |
2014–15 | 28 | 3 | 4 | 1 | 7 | 0 | 4 | 1 | 43 | 5 | |
Gjithsej | 60 | 11 | 13 | 1 | 19 | 3 | 4 | 1 | 96 | 16 | |
Gjithsej karriera | 133 | 25 | 17 | 3 | 31 | 6 | 4 | 1 | 184 | 35 |
1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.
Spanja | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2013 | 2 | 0 |
2014 | 4 | 1 |
Total | 6 | 1 |
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite news))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Isco. |