Stampa:Kutia Shkrimtar Faruk Myrtaj (4 mars 1955 Selenicë, Vlorë) është një shkrimtar novelist, poet përkthyes dhe inxhinier nga Shqipëria,[1][2] që veçohet për frymën e re që solli, sidomos në prozën e viteve pas nëntëdhjetës.[2][3]

Myrtaj u lind në Selenicë, një qytezë minatorësh në rrethin e Vlorës. Edukimin fillestar e kreu në vendlindje. Më tej iu mohua e drejta për studime universitare për shkak të regjimit komunist në fuqi.[2] Vetëm pas 9 vitesh mundi të vazhdonte studimet universitare, në Fakultetin e Inxhinierisë së Minierave në Universitetin e Tiranës, nga ku u dilomua në vitin 1988.[2]

Që prej botimit të parë në vitin 1985, ka botuar në mënyrë konstante poezi, tregime të shkurtra, novela dhe ese.[2] Ndër të tjera ka përkthyer disa autorë të ndryshëm kanadezë.[2][4][5]

Libri i tij "Nudo zyrtare" është vlerësuar me  Çmimin “Libri më i mirë me tregime për vitin 1996”, dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve, në vitin 1997.[1][2]

Ndër të tjera Myrtaj ka punuar edhe si gazetar dhe përkthyes profesionist.[6] Që prej vitit 2003 ai jeton në Kanada me gruan dhe dy fëmijët e vet.[2] Faruk Myrtaj është anëtar i The Writers’ Union of Canada (Shoqata e Shkrimtarëve Kanadezë).[2]

Veprat e botuara

Poezi:

Tregime:

Novela:

Esse:

Romane

Ka përkthyer në shqip nga anglishtja:

“Stina e mallit”, ”No great mischief”, Alistair MacLeod

Çmime:

Të tjera

Nga Faruk Myrtaj

Artikuj

Intervistë

Mbi Faruk Myrtajn

Burimet

  1. ^ a b Member Profile (Faruk Myrtaj) Arkivuar 10 mars 2015 tek Archive.today at the Banff Centre
  2. ^ a b c d e f g h i j Terziu, Fatmir (2010). Eagle's Voices: Anthology with Poetry. fq. 30–31. ISBN 978-1-4461-7452-4.
  3. ^ "Faruk Myrtaj: [autobiografi, tregim]" (përgatiti Hiqmet Meçaj), Gazeta e Athinës. Nr. 309,11 mars, 2005, f. 11-13.
  4. ^ "Fiction/Stories and poems Arkivuar 19 prill 2015 tek Wayback Machine,". michaelbryson.com. Kontrolluar 2015-04-19.
  5. ^ Tregim nga Michael Bryson  (shqipërim nga Faruk Myrtaj). 20 korrik 2009, dritapelegrin.com
  6. ^ Myrtaj, Faruk. "Temporary and Permamnent Organised Crime Arkivuar 2 prill 2015 tek Wayback Machine," AIM dossier