Josip V. Rela (1895 – 1966) ishte, mësues,[1] [2] poet, prozator dhe dramaturg i shquar nga Arbneshi i Zarës, Kroaci.[3]
Josip Rela lindi dhe u rrit ne fshatin Arbanas të Zarës në Kroaci. Në vendlindje kreu arsimin fillor dhe Shkollën normale të Zarës. fillimisht ishte mësues në ishullin Rab. Gjatë Luftës së Parë Botërore u angazhua për themelimin e shkollave shqipe në Vuthaj, Triesh, Priftën dhe Arzë (Malësi e Madhe). Më vonë ka punuar si mësues, drejtor shkolle dhe drejtor teatri në Zarë, dhe në vise tjera të Dalmacisë e Kroacisë.
Shkroi poezi, tregime dhe vepra dramatike (komedi dhe drama). Është autor i 16 dramave në gjuhën shqipe ndër të cilat “Nita” është më e njohura dhe është luajtur shpesh nga grupet teatrore në Kosovë. Gjithashtu kjo dramë është shumë e pëlqyer nga shumë lexues. Ai merret si themelues i dramaturgjisë shqiptare në ish Jugosllavi. Në edicionin e revistës "Jeta e re", me 1952 u botua drama e tij e parë" Martesa". Kryevepra e tij, drama "Nita", pati edhe disa ribotime, në Prishtinë, në Tirane dhe, në botim dygjuhësh, arbërisht dhe kroatisht, në Zarë me 2014, si dhe u vendos në skena teatrore nga grupe amatore dhe profesioniste. [1]