Bedri Dedja
Emri Bedri
Mbiemri Dedja
Lindur më 1930
Lindur në Korçë
Vdiq më 13 prill 2004
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar,pedagog, psikolog
Mirënjohje
#Mirënjohje

Bedri Dedja (Korçë, 20 nëntor 1930 - 13 prill 2004) ka qenë njeri i letrave shqipe, shkrimtar për fëmijë dhe akademik psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë.

Biografia

U lind në Korçë më 20. nëntor 1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit.

Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2012, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave.

Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.[1]

Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX.[1]

Familja

Ka qenë i martuar me Pandora Papuçiu Dedja, me të cilën pati dy fëmijë, Edlirën dhe Taulantin. I biri, Taulant Dedja, ka qenë Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Prefekt i Tiranës dhe deputet i Partisë Socialiste.[1]

Tituj të veprave

Bedri Dedja, ka botuar:[1]

Novela[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllime me tregime e përralla :

Vjersha dhe poema[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesë teatrale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Publicistikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studime dhe vepra shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tituj dhe Dekorata

Lexo edhe

Referime

  1. ^ a b c d Astrit Bishqemi (2001). Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë. Sejko. fq. 287–289. ISBN 978-99927-692-5-6.

Wiki Libri: Nga ana e kohanikëve