Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(20 shkurt 2009)Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Miniaturë e Muhamedit dhe Hatixhes duke marrë abdesin e parë, nga kaligrafi Lutfi Abdullah, 1595

Abdesi ose avdesi nënkupton pastrimin e pjesëve të caktuara të trupit për kryerjen e ibadeteve të ndryshme fetare islame.

All-llahu xhele shanuhu e ka bërë abdesin kusht kryesor për faljen e namazit.Këtë mund ta vërtetojmë me fjalët e All-llahut xh.sh. ku thotë: "O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt".[1]

Po ashtu në këtë rast mund ta përmendim edhe fjalën e Pejgamerit a.s. ku thotë: "Nuk e pranon Allahu namazin e ndonjërit nga ju deri sa ai të merr abdes".

Farzet e abdesit

- Larja e fytyrës (prej ku nisen flokët e deri në fund të nofullës, nën mjekër dhe prej veshit deri në veshin tjetër).

- Larja e duarve deri mbi bërryla.

- Mes-hi, një e katërta e kokës të fshihet me dorë të lagët, duke filluar prej pjesës së parme të kokës.

- Larja e këmbëve deri mbi nyje. Për të qenë abdesi i rregullt duhet të plotësohen këto kushte:

- Të mos pengohet depërtimi i ujit deri në lëkurë, p.sh. trupi të mos jetë i lyer me materie të yndyrshme, ose me llak që lyhen thonjtë.

- Uji që pastrohemi duhet ta përshkojë edhe pjesën më të vogël të trupit, në veçanti ata të cilët mbajnë unaza duhet ta rrotullojnë atë që të depërtojë uji nën të.

- Para se të marrim abdest, duhet t`i largojmë nga trupi të gjitha ato pengesa që e prishin abdestin, p.sh. në qoftë se të ka rrjedhur gjak, duhet të presim derisa të ndërpritet mirë gjaku, ose kur e kryen nevojën duhet të presim që të largohet mirë ndyrësia. E larë për abdes konsiderohet pjesa e trupit, kur nga ajo gjatë larjes pikojnë disa pika ujë.

Sunnetet e abdesit

Sunnetet e abdesit janë teprica mbi farzet që i ka bërë Pejgameri a.s. dhe ka kërkuar prej nesh që t'u bashkangjitemi veprave të tij. Ato janë:

- Të përmendurit e emrit të Zotit në fillim (të thuhet bismilah).

-Të vendos për marrjen e abdesit me nijet, jo me gojë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem thotë: "Veprat vlerësohen sipas nijetit". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

- Lajmë duart rreth shuplakës tri herë duke fërkuar mire deri në kyçe.

- Shpërlajmë gojën tri herë.

- Shpërlajmë hundën tri herë.


- Veshët të fshihen me duar të lagët. Pastrimin e veshëve e bëjmë duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.

Kur ta përfundojë abdestin, sunnet është që ta thotë këtë dua :

"Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij."

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë:" Kush merr abdes në mënyrë të përpikt e pastaj thotë: Dëshmoj se nuk ka Hyjni tjetër pos All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij" i hapen tetë dyer të xhennetit dhe hyn nga cila derë të dëshiron." (Transmeton Tirmidhiu).

Mustehabet e abdesit

(Çfarë është e pëlqyeshme të veprohet gjatë abdesit.)

- Të lahet e djathta para të majtës.

- Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.

- Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.

- Të mos flitet gjatë abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).

- Gjat larjes së hundës, uji të merret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerim me të majtën.

- Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bëj si ata, të cilët bëjnë teube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejngamberit a.s. ku thotë:" Kush mer abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.”

Mekruhet e abdesit

(Gjërat që nuk janë të pëlqyeshme)

- Të derdhurit ujë pa masë.

- Të përplasurit e ujit gjat marjes së abdesit.

- Të bisedohet gjatë marjes së abdesit.

- Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër.

Çfarë e prish abdesin

- Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e gazrave nga trupi.

- Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.

- Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështymës në të kuqe.

- Nëse fle i mbështetur, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ku ti nuk ke qene i vetedijshëm. Pra te ka kapluar gjumi.

- Nëse humber vetëdijen, të bie të fiktë.

Uji me të cilim merret abdesi

- Duhet të jetë i pastër dhe me cilësi pastruese.

- Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur.

- Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin kanë ndotur kafshët.

- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkollon është I LEJUAR.

- Uji është i lejuar kur nuk i vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).

Fëmijë nga qyteti Qom, Iran, duke marrë abdes.

Shartet e mesteve

- Mestet t'i mbulojnë nyjet e këmbëve.

- Të mbathen pasi që të marrim abdes.

- Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishtra).

- Pa lidhur të rrijnë të pëlqyera për këmbe.

- Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).

- Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj. Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton. (Sipas disa dijetarve mes-hi mund të mirret edhe mbi qorapë, te cilet janë sado pak te trasha e jo te tejdukshme)

Çka e prish mes-hin mbi meste

- Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.

- Të qenurit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin).

- Nxerrja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.

Referime

  1. ^ "Wikibooks: El-Maide 6" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2006. Marrë më 13 gusht 2006.

Shih edhe

Lidhje të jashtme