Zef Bushati lindi më 11 tetor 1953Tirane është pedagog, regjisor, aktor i teatrit dhe kinematografise, shqiptar nga Shqipëria.

Biografia

Në vitin 1975 mbaron studimet e larta në Universitetin e Arteve, ku diplomohet Aktor e Regjisor.

Në dhjetor të po këtij viti,Zef Bushati kapërxen dyert e Teatrit Kombëtar si aktor.

Që në fillim i besohen te interpretoje personazhe në këtë teatër në shumë pjesë si p.sh në dramat "Familja e Peshkatarit", "Toka Jone" "Zonja nga qyteti", "Arturo Ui", “Viti 61”, etj.

Zef Bushati u shqua per talentin e tij si Aktor e Regjisor.

Për një periudhë 20 vjeçare Zef Bushati interpretoi rreth 47 personazhe, ku vlen të veçohen rolet e Mic Sokolit ne dramen "Besa e Madhe" Kabash Çaushit në dramën "Duke u gëdhirë viti 45", Ferdinandi "Luiza Miler", Luigj Gurakuqi "Udha e flamurit", Parisi "Romeo e Zhulieta", Stanishi "Kush e solli Doruntinën",etj. që është edhe interpretimi i tij i fundit në Teatrin Kombëtar.

Në teatër Zef Bushati provoi edhe regjinë dhe jo pa sukses. Në vitin 1978 vuri në skenë "Vërshime pranverore", më pas "Besa e madhe", "Tragjedinë e fundit të Deas","Monserati" "Hijet e natës", etj. Në disa prej tyre është edhe aktor krahas regjisurës.

Ka interpretuar edhe në film.

Zef Bushati interpretoi ne kinematografi ne filmat:"Shtigje lufte" ne rolin e nje kapiteni italian,"Udhetim ne Pranvere","Shoku yne Tili","Kur ndahesh nga shoket"dhe u shqua ne rolin e italianit,Agushit, tek filmi "Njeriu me Top" si dhe te Kapedan Janos ne filmin "Kemishat me Dyll"

Zef Bushati dha leksione, profesor ne Universitetin e Arteve te Bukura ne Tirane 11 vjet, duke filluar qe ne vitin 1982.Leksionet e tij ne degen e Regjisures dhe te Kantos ishin kryesisht per Mjeshtrine e Aktorit,interpretimin skenik,fjalen artistike,diksionin skenik.

Pas vitit 1991 angazhohet ne politike,Nenkryetar i Partise Republikane, Kryetar i Partise Demokristiane, e me pas ne diplomaci

Ambasador i Shqipërise ne Vatikan,etj.

Me kthimin ne Shqipëri ne vitin 2006, rikthehet ne politike ne rradhet e PDK-se,ku mbajti postin e Sekretarit Politik e te Marredhenieve me Jashte dhe njekohesisht keshilltar i Ministrit te Shendetesise,me tej ZvMinister i Integrimit Europian. Ne vitin 2009 rikthehet ne dipllomaci Minister Fuqiplote zvAmbasador ne Itali.

Ne vitin 2011 rikthehet perseri ne politike Kryetar i Partise Aleanca Demokristiane e Shqiperise.

Aktiviteti profesional

Aktiviteti politik

Dekorata

Aktivitet  Social

Jeta personale

Është i martuar dhe ka dy femijë.

Lidhje të jashtme