Xhaferr Belegu (Elbasan, 11 janar 1904 - 1 janar 1962) ka qenë historian dhe diplomat shqiptar.
U lind më 11 janar 1904 në Elbasan. Kreu shkollën e mesme "Naim Frashëri" në qytetin e lindjes. Mes viteve 1920 - 1928 kreu Akademinë Tregtare në Linz të Austrisë. Pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri.
Më 1938 u emërua kryekonsull i Shqipërisë në Bari, Itali, detyrë që e kreu deri më 1939. Më tej u transferua konsull në qytetin e Manastirit në Maqedoni. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga nazistët, u kthye në atdhe.
U arrestua më 1945 si autor i veprës antijugosllave «Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë, 1878-1881». U lirua tre vjet më vonë më 1948. Ndërroi jetë më 1 janar të vitit të vitit 1962 në Elbasan.[1]