35°41′46″N 51°25′23″E / 35.696111°N 51.423056°E
Teherani | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 7.314.000 |
(({postal_code_type))} | vetëm nr. |
Faqja zyrtare | Teheran.Ir |
Teherani (tʰehˈɾɒn; presisht: تهران Tehrān) është kryeqyteti i Iranit dhe qendra e Provincës së Teheranit. Ky qytet ka (sipas te dhënave të vitit 2006) 7,354,000 banorë dhe 658 km2 hapësirë gjeografike.
Më shumë se gjysma e industrisë së Iranit është e bazuar në Teheran. Kjo industri përfshinë prodhimin e automobilave, elektronikës dhe paisjeve elektrike, prodhim të armatimit, tekstilit, prodhimet ndërtimore si dhe prodhime kimike. Gjithashtu është qendër botërore e shitjes së shtrojeve për dysheme dhe mobiljeve.
Ka teori të ndryshme mbi origjinën e emrit Tehran (sq..Teheran).
Faqja zyrtaree qytetit të Teheranit shkruan se emri "Tehran" vie nga fjalët persiane "Tah" që don të thotë "fund ose fund (në thellësi)" dhe "Ran" që don të thotë "tatëpjetë mali" - që në përkthim të drejtpërdrejt i bie, fund i tatëpjetës së malit. Kjo i bie bazuar në pozitën gjeografike të qytetit, e që ky sqarim mund të jet më i përafërti me të vërtetën e origjinës së emrit (دامنه ی بین دو کوه).
Teoria e dytë thot se fjala "Tehran" është e nxjerrur nga fjala Tiran/Tirgan, "Qëndrimi i Tir-it" (Tir është të qenit Zoroastrian hyjni e njejtë sikur në Mitologjinë Romake, Mekuri).
Teoria e tretë është se Tehran don të thotë "vend i nxehtë", si antonim i kuptimit "vend i ftohtë" (p.sh. Shemiran)— hapsira më e ftohtë në Teheranin verior. Disa tekste në këtë këndvështrim e shpjegojnë se fjala Tehran në gjuhën perse do të thotë "fund i nxehtë i malit" (دامنه گرم).
Në 2006 popullsia e Teheranit ishte 7.8 milion njerëz. Gjuha amtare e Teheranit është gjuha perse, dhe shumica e njerëzve në Teheran identifikohen si persian.
Azarbajxhanasit formojn minoritetin më të madh në Teheran: 25% deri 1/3 e popullatës jan Azarbajxhanasit etnike. Minoritetet e tjerë jan Kurdët, Armenët, Gjeorgjianët, Arabët, dhe Jahuditë.
Pas revolucionit e 1979, për shakun e pasojat politike, sociale, dhe ekonomike, disa qytetarët e Iranit, shumica të Teheranit, vendosën të emigrojnë. Shumica e mërgimtarëve shkuan në SHBA, Francë, Gjermani, Suedi, dhe në Kanadë.
Kulla Azadi është ndërtesa e parë së cilës vizitorët i bien për rreth duke arritur nga Aeroporti Ndërkombëtarë Mehrabad, Teheran. Kulla është bërë një ikonë e qytetit dhe simboli kombëtar për Iranin.
Teherani është i ndarë në 22 qarqe, ku secili qark është qendër në vete administrative. Sëbashku me këto 22 qarqe qyteti ka këto lagje: Abbas Abad, Afsariyeh, Amir Abad, Bagh Feiz, Baharestan, Darakeh, Darband, Dardasht, Dar Abad, Darrous, Dehkadeh Olampik, Ekhtiyariyeh, Elahiyeh, Evin, Farmanieh, Gheitariye, Gholhak, Gisha, Gomrok, Hasan Abad, Jamaran, Jannat Abad, Javadiyeh, Jomhuri, Jordan, Lavizan, Narmak, Navvab, Nazi Abad, Niavaran, Park-e Shahr, Pasdaran, Punak, Ray, Sa'adat Abad, Sadeghiyeh,Sohravardi, Shahrara, Shahr-e ziba, Shahrak-e Gharb, Shemiran, Tajrish, Tehranpars, Vanak, Velenjak, Yaft Abad, Yusef Abad, Zafaraniyeh, etj.
Për më shumë shih listën
Disa nga lagjet më të vjetra të Teheranit janë: Udlajan, Sangelaj, Bazaar, Chaleh Meydan dhe Doulat. Chaleh Meydan është lagjeja më e vjetër e qytetit.
Rreth 30% e sektorit publik të fuqisë puntore dhe 45% të industrisë së rëndë të Iranit janë të përqëndruara në Teheran dhe gati gjysma e këtyre punëtorëve punojnë për qeverinë.
Abbas Kiarostami | Abbas Marufi | Abdolkarim Soroush | Abol-Ghasem Kashani |
Ahmad Allahyari | Ahmad Matin-Daftari | Ali Amini | Ali Akbar Dehkhoda |
Ali Parvin | Amir Ansari | Arash Labaf | Ardeshir Zahedi |
Arfa Atrai | Azar Nafisi | Bahar Soomekh | Bita Farrahi |
Bozorg Alavi | Camila Batmanghelidjh | Deep Dish | DJ Aligator |
Ebrahim Hamedi (Ebi) | Firouzeh | Forough Farrokhzad | Gholam Ali Haddad-Adel |
Gholamreza Rouhani | Hadi Saei | Hassan Ali Mansur | Hosein Ala' |
Jalal Al-e-Ahmad | Kamran Shirdel | Khosrow Vaziri | Mahnaz Afshar |
Mehdi Mahdavikia | Mírzá Husayn-'Alí | Mohsen Makhmalbaf | Mostafa Chamran |
Niki Karimi | Rahi Mo'ayeri | Said Nafisi | Shadmehr Aghili |
Shaul Mofaz | Simin Behbahani | Shirin Ebadi | Soleiman Haim |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Tehran. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |