Stelvio Mestrovich
Foto e Stelvio Mestrovich
U lind më20 qershor 1948
Zarë, Kroaci
KombësiaItalian
Gjinitë letrareProzë dhe Poezi

Stelvio Mestroviç është një intelektual poliedrik : shkrimtar, dashnor muzikë, poet e kritik letrar.[1] Ka lindur në Zarë te ish-Jugosllavisë, sot Republika e Kroacisë, më 20 qershor të vitit 1948. Jeton në Lucca (Itali).

Vepra e Mestroviçit është përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ky shkrimtar është përfshirë në antologji italiane, gjermane, austriake, spanjolle, bullgare... etj. Romani i tij i parë “Suor Franziska” (1992) është fitues i çmimit të rëndësishëm “Viareggio/Farabolina”.

Shumë nga lirikat e tij, të përkthyera në gjermanisht, janë përmbledhur për shumë vite në revistën vjeneze “LOG”, patronazh i UNESCO-s.

Për këtë personalitet kanë shkruar “La Stampa", "La Repubblica", "Il Tirreno", "La Nazione", "Die Wiener Zeitung", "L' Arena", " Il Basso Adige" e organe të tjera italiane e të huaja.

Stelvio Mestroviç është përfshirë në “DizioNoir”, botuar nga Delos Books, shkruar nga Mauro Smocovich e Carlo Lucarelli.

Mestroviç është kryesori nga kritikët që kanë lançuar në botën letrare italiane e ndërkombëtare shkrimtarin shqiptar Shpendi Sollaku.

Poezi të Mestroviçit janë përkthyer edhe në gjuhën e një vendi si Shqipëria, vend që ai do dhe respekton në mënyrë të veçantë.

Vepra të botuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra të tjera online :

  1. ^ http://www.ilportaledelsud.org/mestrovich_stelvio.htm