Shaban bej Prizreni |
---|
Shaban Efendi Prizreni (1833 - 1913) i njohur edhe si Haxhi Shaban Prizreni ose Shaban Bej Pllava ose Shaban Bej Prizreni kishte Fakultetin e Teologjisë Islame, ishte studiues Kur'an-it, doktor shkence, atdhetar, politikan dhe mik i Haxhi Ymer Prizrenit.
Lindi në vitin 1833 në Pllavë, Rrethlumë, dhe vdiq në vitin 1913. Ishte veprimtar e intelektual i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, një nga mbështetësit e udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi Ymer Prizrenit (1826-1886).
Pasi kreu studimet për teologji islame dhe Kur'an, punoi në medresenë e Prizrenit, ku u njoh më afër me Haxhi Ymer Prizrenin me të cilin e lidhte edhe miqësia nga fshati Bresanë.
Kur filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u angazhua në mbështetje të mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Mori pjesë në komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, kishte qëllim të kundërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe poashtu të sistemonte refugjatë të shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.
Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit miku i tij Haxhi Ymer Prizreni u arratis në Ulqin për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane dhe nuk pranoi të kthehej, prandaj edhe Shaban Bej Pllava u tërhoq në Pllavë, Rrethlumë (tani Opojë), ku jetoi deri ne Shtator të 1913-ës, kur edhe vritet pak pasi vritet djali i tij Avdurrahman Bej Piraj nga një ekspeditë ndëshkuese e ushtrisë Serbe në Pllavë, Rrethlumë (tani Opojë), ku gjendet dhe varri i tij. Pikërisht ishte koha kur ndodhi edhe Masakra e Brrutit
Selia | ||
---|---|---|
Dokumente | ||
Kuvende | ||
Këshilli | ||
Pjesëmarrësit | Abdullah pashë Dreni • Abdyl Frashëri • Ahmet Korenica • Ahmet Delia • Ali Pashë Gucia • Ali Bej Tirana • Ali Ibër Nezaj • Binak Alia • Baca Kurti • Çelë Shabani • Çun Mula • Ded Gjo Luli • Filip Çeka Suma • Hasan pashë Tetova • Shaban bej Prizreni • Haxhi Zeka • Idriz Seferi • Iljaz pashë Çoku • Isa Boletini • Jakup Ferri • Jashar bej Shkupi • Kadri Bajri • Mal Dula • Mehmet Ali pashë Vrioni • Mehmet pashë Deralla • Mic Sokoli • Pashko Vasa • Riza Kryeziu • Sali Jaha • Sefë Kosharja • Smajl Martini Ivezaj • Sulejman Vokshi • Ymer efendi Prizreni • Zija Prishtina • Zhuj Selmani | |
Betejat | ||
Trashëgimia |