Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. Ju lutem ndihmoni në përmirësimin e këtij artikulli duke shtuar burime duke e bërë artikullin të besueshëm. Materialet e pacituara mund të nominohen dhe më pas të fshihen. (Learn how and when to remove this template message)
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë.Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Pjetri
papa i 1 i Kishës Katolike
Zgjedhja prill 33
Fundi papatit 29 qershor 67 Data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64.
Pasardhësi Lino
Lindja Betsaida, Palestina, 1 afërsisht
Vdekja Roma, Itali, 67
Varrimi Bazilika e Shën Pjetrit

Simon Pjetri ( l. afërsisht viti 1 , Betsaidë, Palestinë - v. 67, Romë, Itali) ishte një nga dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit të Nazaretit qysh nga fillimi i predikimive të Tij dhe papa i parë i Kishës Katolike.[1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më prill 33 AD dhe deri më 29 qershor 67 AD. Data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64 AD. Pasardhësi i tij ishte Shën Papë Linusi I.

Njoftime mbi jetën e tij gjenden në Dhiatën e Re ku Pjetri është nxënësi i parë por edhe mbrojtësi i Tij i parë (në çastin kur Jezusin donin ta kapnin), para gjykimit dhe kryqëzimit të Krishtit edhe mohuesi i Tij i parë si edhe dëshmitari i parë i të ringjallurit të Jezusit. Ai ishte udhëheqësi i dishepujve të Krishtit dhe drejtues i Bashkësisë së Parë të Jeruzalemit, ndërsa më vonë Pjetri u hirotonis si Ipeshkvi i parë i Antiokisë, dhe më vonë si themelues dhe kryetar i Kishës së Romës, ku edhe vdes si dëshmor. Kisha Katolike e njeh atë si ipeshkvin e parë, si edhe Papën e parë të vazhdimësisë së pandërprerë të papëve. Është Shenjtor i rëndësishëm dhe i nderuar për të gjithë të krishterët dhe njihet si themeluesi i Kishës së Krishtit (me porosi të Tij).

Emri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga rrëfimet e Ungjijve, Shën Pjetri quhej Simon (hebraisht שמעון - Šim‘ôn, Shim'on, nga rrënja e fjalës hebraike shama - "dëgjoj") ose Simeon, Simon ben Jonah / Bar Jonah, por sipas Mattheut 16:18 dhe Gjonit 1:42, Shën Pjetri mori emrin Kefa nga vetë Jezusi, që në aramaisht do të thotë "shkëmb", "gur", dhe në greqisht përkthehet me fjalën Petros (πετρος); ndërsa në latinisht me fjalën Petrus. Edhe Pali i Tarsusit (Shën Pali) e thërriste Kefas (1 Korinthianëve 1:12 ; 3:22 ; 9:5 ; 15:5 e Galatianëve 1:18 ; 2:9 ; 11:14) si edhe Pjetër (Galatianëve 2:7-8).

Shiko edhe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ * Transclusion error: ((En)) is only for use in File namespace. Use ((lang-en)) or ((in lang|en)) instead. (({emri))} - Enciklopedia katolike e papëve
Tituj të Kishës katolike
Parardhësi 
Papë
prill 3329 qershor 67
data është tradicionale, disa teori hamendësojnë vitin 64.
Pasardhësi 
Lino