Pellgu i Danubit dhe lumenjve tjerë në Evropë
Danubi

Danubi i njohur dikur edhe me emrin Tuna [1] [2] është lumi i dytë më i gjatë në Evropë pas Vollgës. Ai e ka origjinën në Pyllin e Zi në Gjermani dhe rrjedh nga bashkimi i dy lumenjve më të vegjël, Brigach dhe Breg pranë qyteti gjerman Donaushingen. Nga kjo pikë bashkimi e më tej, lumi njihet si Danub dhe rrjedh për 2850 km duke kaluar mes Evropës Qendrore e Lindore derisa derdhet në Detin e Zi nëpërmjet Deltës së Danubit që shtrihet mes Rumanisë dhe Ukrainës. [3]


Përmbledhje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në histori Danubi njihet si një nga kufijtë jetëgjatë të Perandorisë Romake, ndërsa sot ai rrjedh përmes ose prek 10 shtete: Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë, Hungarinë, Kroacinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Moldavinë dhe Ukrainën me pas merr rrugen e tij drejt Detit të Zi, ku edhe derdhet. Qytetet më të mëdha në pellgun e lumit Danub janë Vjena, Budapesti, Beogradi dhe Bratislava, të cilat që të gjitha janë kryeqytetet e vendeve të tyre përkatëse. Gjashtë kryeqytete të tjera shtrihen gjithashtu në pellgun e Danubit: Bukureshti, Sofja, Zagrebi, Ljubljana. Sarajeva. Qyteti tjetër më i madh në pellgun e tij është Mynihu, kryeqyteti i Bavarisë, që qëndron në pellgun e lumin Isar, si një degë e Danubit.

Etimologjia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Danubi (gjer.: Donau, slovak.: Dunaj, hung.: Duna, kroa.: Dunav, serb.: Дунав/Dunav, bulg.: Дунав, rum.: Dunărea, ukra.: Дунай (Dunay), lat.: Danuvius), në fund të fundit të gjithë derivojnë nga PIE *dānu, kuptohet "lumë" ose "rrymë", është lumi i dytë i Evropës sa i përket gjatësisë (pas Volgës). Për sa i përket rrugës së rrjedhjes të këtij lumi, Danubi njihet edhe si "lumi evropian pasi kalonte mes 10 shyeteve europiane (Gjermania, Austria, Sllovakia, Hungaria, Kroacia etj).

Shih edhe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Kozma Vasili; Arsen Mustaqi, red. (1981), Lirika popullore [Folk lyrics], Folklor Shqiptar, vëll. 4, Tirana: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Sektori i Prozes dhe Poezise, fq. 624, Tunë-a lumi i Danubit
  2. ^ Anës lumenjve - Larg prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ... (Fan S. Noli)
  3. ^ Šašel Kos, Marjeta (2009). "Reka kot božanstvo — Sava v antiki" [River as a Deity – The Sava in Antiquity]. përmbledhur nga Barachini, Jožef (red.). Ukročena lepotica: Sava in njene zgodbe [The Tamed Beauty: The Sava and Its Stories] (PDF) (në sllovenisht dhe anglisht). Sevnica: Javni zavod za kulturo, šport, turizem in mladinske dejavnosti. fq. 42–50. ISBN 978-961-92735-0-0. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016.