KF Vllaznia Shkodër
Emri i plotëKlubi i futbollit Vllaznia
Pseudonimi(et)Kuq e Blutë
Djepi i Futbollit Shqiptar
Themeluar16 shkurt 1919; 105 vite më parë (1919-02-16)
si Shoqëria Sportive Vllaznia
StadiumiStadiumi Loro Boriçi,
Shkodër, Shqipëri
Kapaciteti16,022[1]
PresidentiAlban Xhaferi
TrajneriThomas Brdarić
LigaKategoria Superiore
2022/234.
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi i futbollit Vllaznia Shkodër është një klub futbollistik shqiptar me seli në qytetin e Shkodrës. Stadiumi ku ata luajnë ndeshjet si vendas quhet Stadiumi Loro Boriçi, i quajtur kështu në nder të ish lojtarit të klubit Loro Boriçi. Vllaznia konkuron në Kategorine Superiore.

Historia

Topi i rrumbullakët është filluar të duket në kryeqendren e Veriut të Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar ndërsa futbolli në Shkodër si datë të fillimit të të luajturit, ka vitin 1908. Në atë vit një prift maltez, At Gut Ruter solli topin e parë të vërtetë të futbollit dhe ky moment konsiderohet si ai i nisjes së futbollit në Shqipëri.

Në vitin 1913 do të organizohej në Shkodër një ndeshje futbolli. Ajo ka hyrë në histori edhe si ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare e futbollit në mes skuadrës vendase “Indipendenca” dhe një formacioni austro- hungarez që përbëhej nga pjestarë të ushtrive të këtyre vendeve që atë kohë kishin pushtuar qytetin. Për herë të parë ky takim zhvillohet sipas rregullores së kohës për 90 minuta, të ndarë me nga dy pjesë nga 45’. Skuadra “Indipendenca” përbëhej nga 11 lojtarë, kapiteni I të cilëve ishte Palok Nika. Këtij takimi iu ba një jehonë e madhe edhe në shtypin e huaj teksa u pasqyrua në gazeta të ndryshme të Europës. Futbolli do të vazhdohej të luhej në këtë mënyrë deri në vitin 1919 kur do krijohej shoqënia “Vllaznia”, e para edhe kjo në Shqipëri duke i shtuar qytetit të Shkodrës një tjetër krenari.

KS Vllaznia është klubi shqiptar i futbollit nga Shkodra, themeluar më 16 shkurt 1919. Cilësohet si "Djepi i Futbollit Shqiptar" për faktin se eshte ekipi më i vjetër në Shqipëri. Më 1929 klubi ndryshon emrin dhe quhet Bashkimi Shkodran dhe në 1930 debuton në ligën kombëtareShqipërisë. Klubi rimerr emrin e vjetër më 1935. Emri i klubit do të ndryshojë edhe dy herë të tjera. Në 1950 klubi u quajt Shkodra ndërsa në 1951 mori emrin Puna Shkodër. Ndërsa që nga viti 1958 e deri më sot në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua, KS Vllaznia.

Kampionati i vitit 1940

Përgjatë periudhës 1939-1942, FSHF organizoi tre kampionate, 1939, 1940 dhe 1942.[2][3][4][5][6][7][8] Në bazë të gjithë informacioneve të detajuara nëpër vite me rradhë nga historianë shqiptarë dhe të huaj, ish-lojtarë dhe veteranë që i kanë jetuar këto evenimente, ka një evidencë të qartë që provon ekzistencën e këtyre kampionateve në atë kohë, sikurse dhe tre trofe të dhëna nga vetë zyrtarë të FSHFsë. Të mos harrojmë që Kampionati i 10të Kombëtar, ka pasur një pjesëmarrje mbarëkombëtare - e para dhe e vetmja deri më sot që ka përfshirë skuadra nga të dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën. Vllaznia kanë fituar një nga këto kampionate, Kampionatin e 9të Kombëtar, 1940 ndërsa KF Tirana kanë fituar Kampionatin e 8të Kombëtar, 1939 & Kampionatin e 10të Kombëtar, 1942. Këto evenimente e ndryshojnë numrin e trofeve të kampionateve të fituara nga këto dy skuadra, në përkatësisht 10 dhe 26 kampionate deri më sot.

Pas vitesh heshtje, më në fund FSHF vendosi të emërojë një komision të përbërë nga 5 anëtarë, i cili duhej të siguronte prova dhe evidenca të mjaftueshme për këtë qëllim. Pasi një sasi e konsiderueshme provash u siguruan nga ky komision, Federata caktoi Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt në shkurt, 2013, për shqyrtimin e njohjes zyrtare të këtyre 3 kampionateve.[9] Në mbledhjen e saj Asambleja, edhe pse pranon se këto 3 kampionate janë luajtur korrektësisht dhe drejtësisht në fushën e lojës, sipas tyre nuk mund të quhen legjitime dhe nuk mund të njihen sepse nuk janë organizuar nga Federata por nën Regjimin Fashist.[10]

Vetëm pas krijimit të shoqnisë “Vllaznia”, do të fillojnë të organizohen edhe takime me skuadra të qyteteve të tjera. Takimet mes Vllaznisë dhe SK Tiranës kthehen në një traditë madje shkodranët nuk mbesin me kaq sepse organizojnë ndeshje të shumta miqësore edhe me ekipe të Malit të Zi. Rrjedhojë e këtij zhvillimi të futbollit, doli si domosdoshmëri edhe krijimi i Federatës Sportive Shqiptare më 6 qershor 1930, që njihet ndryshe edhe si data e themelimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Me krijimin e kësaj federate, do nisnin menjëherë kampionatet kombëtare, po atë vit.

Vllazninë është kampione edhe në vitin 1998 e më pas edhe në vitin 2001. Kuptohet me kontributin e madh të futbollistëve të tillë si Armir Grima, Vioresin Sinani, Edi Martini, Astrit Premçi, Alban Noga, Suad Lici, Luan Zmijani, Ilir Ymeri, Altin Xhahysa, Armando Cungu, Luan Jahja, Gjergj Shllaku, Shpetim Gruda, Alban Volumi, Ilir Dibra, Safet Osja, Edi Kraja, Ermal Dervishi, Brikeno Bizi, Kreshnik Osmani, Pjerin Martini, Arion Mustafa, Gaspër Ndoja, Oltion Osmani, Millosh Kërstaiç, Amarildo Belisha, Elvis Plori, Dorian Bylykbashi, Klodian Duro, Saimir Patushi, Albert Kaçi, Asim Gjokoviç e Elvin Beqiri. Trajnerët e këtyre dy sukseseve do ishin Hysen Dedja dhe malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. Pa lënë aspak mënjanë edhe dy superkupat e fituara në vitet 1998 dhe 2001.

Vitet e fundit

Në maj 2018, pavarësisht fitores me goleadë 5–1 kundër SkënderbeutKorçë, Vllaznia nga kategoria për herë të parë pas 60 vitesh,[11] kjo edhe për shkak të fitores së KamzësStadiumin Selman Stërmasi ndaj Partizanit.[12] Megjithatë, ekipi, i përbërë shumica me lojtarë vendas, reagoi shpejtë, dhe në prill 2019 siguroi matematikisht fitimin e Grupit A në Kategorinë e Parë çka solli edhe rikthimin në elitë pas vetëm një sezoni.[13]

Sukseset

KF Vllaznia janë 9 Herë Kampionë të Shqipërisë në futboll, kanë fituar 7 Herë Kupën e Republikës. KF Vllaznia kanë këtë pjesëmarrje në kupat Europiane: 3 herë kanë marrë pjesë në Kupën e KampionëveEvropës, 3 herë në Kupën UEFA , 2 herë në Kupën Intertoto, 2 herë në Kupën e Kupave dhe tri herë në Kupën Ballkanike.

Sukseset kombëtare

Kampionati Kombëtar

KF Vllaznia janë 9 Herë kampionë të Ligës Superiore në vitet:


Përbërja e ekipit kampion
Viti Lojtarët
1945 Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, B.Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Vasija, Z.Barbullushi, Abdija, Alibali, Nehani, Boriçi, E.Boletini, Shaqiri.
Trajner: I. Dizdari. |-
1946 Tahiri, Gjeloshi, Osmani Dibra, Helepiani, Koxhja, Alibali, Smajli, Mirushi, Ademi, Barbullushi, Boriçi, Fakja, Shaqiri, E.Boletini.
Trajner: I. Dizdari.
1972 Z. Ndoja, Z.Basha, Duraj, Lekaj, M.Dedja, Rragami, Bizi, R.Çanga, Rakiqi, Hoxha, Ç. Ndoja, Zhega, Plumbini, Puka, Koçobashi, Dani.
Trajner: Xh. Shaqiri.
1974 Sukaj, Meta, Z.Busha, R. Ragami, Lekaj, Dedja, Duraj, Bizi, Ç. Ndoja, Hoxha, Zhega, Puka, S. Çanga, R.Çanga, Mani, L.Basha, Koçobashi.
Trajner: Xh. Shaqiri.
1978 Boshnjaku, Sukaj, L.Basha, Bizi, S. Çanga, E. Hafizi, Duraj, Vaso, Gurori, F. Ragami, Vukatana, A. Hafizi, Arra, S. Gruda, Borshi, Paçrami, Zhega, Axhani.
Trajner: Xh. Shaqiri
1983 Kushe, Boshnjaku, Sukaj, Zmijani, Shaba, S. Çanga, Pali, H. Dedja, F. Ragami, Jera, A. Hafizi, Vukatana, Fakja, S. Gruda, Paçrami, Borshi, Driza, Bushati, Golemi, Pashaj.
Trajner: R. Ragami
1992 Dani, Nako, H. Dedja, Pashaj, Shpuza, Noga, Ç. Basha, Premçi, Bushati, A. Gruda, B. Gruda, Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Lika, Martini, Keçi, Filipi.
Trajner: A. Hafizi
1998 Grima, Mustafa, P. Martini, A. Noga. I. Dibra, L. Zmijani, I. Ymeri, S. Lici, S. Osja, K. Osmani, Gj. Shllaku, A. Xhahysa, A. Premçi, A. Cungu, E. Kraja, S. Gruda, F. Volumi, L. Jahja, V. Sinani, E. Muçiçi.
Trajner: H. Dedja
2001 Kërstaiç, Osja, Beqiri, D.Osmani, Zmijani, Gjokoviç, Camaj, Duro, Patushi, Belisha, Bylykbashi, Sinani, Lici, Martini, Kotrri, Kaçi, Jahja, Doçi, Ndoja,Teli, K.Osmani, Plori, Mustafa, S.Marash, Hasani,
Trajner: D.Haxhiosmanoviç

Kupa e Shqipërisë

KF Vllaznia janë 7 Herë fitues të Kupës së Shqipërisë në vitet: 1965, 1972, 1979, 1981, 1987 , 2008 dhe 2020-2021

Superkupa e Shqipërisë

KS Vllaznia janë 2 Herë fitues të Superkupës në vitet: 1998, 2001.

Referime

  1. ^ "World Stadiums – Stadiums in Albania". World Stadiums. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2017. Marrë më 30 korrik 2010. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ RSSSF
  3. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/KF_Tirana#1930s_and_World_War_2
  4. ^ Giovanni Armillotta: "Drejt njohjes së tre Kampionate Kombëtare të Luftës: 1939, 1940 dhe 1942"
  5. ^ KF Tirana Info
  6. ^ "Fanatics' House • Shiko temën - Kampionatet e kohës së Luftës II Botërore". Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2013. Marrë më 23 dhjetor 2012. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "FutbolliShqiptar.net - Lajme: Tirana kerkon dy titujt e Luftes". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 23 dhjetor 2012. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Letër drejtuar Z.Mero Baze". Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2012. Marrë më 23 dhjetor 2012. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Do të njihen Kampionatet e Luftës". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2012. Marrë më 23 dhjetor 2012. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "AFA's General Assembly: Kampionatet e Luftës nuk njihen nga Asambleja". Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2014. Marrë më 23 maj 2013. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Goleada më e hidhur në histori, Vllaznia bie nga kategoria!". Top-Channel.tv. 23 maj 2018. Marrë më 15 prill 2019. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Vllaznia bie nga Superiorja, mbijeton Kamza, Partizani pa Evropë (Video)". Konica.al. 23 maj 2018. Marrë më 21 qershor 2018. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ ""Djepi i futbollit" rikthehet në elitë, Vllaznia hipotekon Superligën". BalkanWeb.com. 14 prill 2019. Marrë më 15 prill 2019. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme