Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës.

Jakup Krasniqi
Ish–President i Kosovës
Në detyrë
4 Prill 2011 – 7 Prill 2011
Paraprirë ngaBehgjet Pacolli
Pasuar ngaAtifete Jahjaga
Në Detyrë
Në detyrë
27 Shtator 2010 – 22 Shkurt 2011
Paraprirë ngaFatmir Sejdiu
Pasuar ngaBehgjet Pacolli
Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Në detyrë
12 Dhjetor 2007 – 17 Korrik 2014
Paraprirë ngaKolë Berisha
Pasuar ngaKadri Veseli
Të dhëna vetjake
U lind më1 Janar 1951
Negrovc, Drenas, ish-Jugosllavi (tani Kosovë)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Demokratike (1999 – 2014)
NISMA për Kosovën (2014 – 2020)
PunësimiPolitikan
Profesor
Nënshkrimi

Jeta

Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.

Aktiviteti politik

Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.

Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Tani është Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Detyra dhe funksione

Libra

Artikuj dhe referime

Vlerësime dhe nderime

Weblinks