Qyteti i Itakës (en: Ithaca /ˈɪθəkə/) është një qytet që ndodhet në rajonin Jugperëndimor të shtetit të New York-ut dhe është kryeqendra e Qarkut Tompkins, i cili përfshin gjithashtu edhe qytezën e Itakës, fshatin e Cayuga Height, e qyteza e fshatra të tjera. Qyteti është vendosur në bregun jugor të liqenit Cayuga, në Nju Jorkun Qendror. Ajo është emëruar në nder të ishullit grek të Itakës.[1]
Në Itakë ndodhet Cornell University, një Universitet kërkimor me mbi 20,000 studentë dhe anëtar i grupimit të universiteteve elitare amerikane "Ivy League".[2] Universiteti shtrihet në kodrat në lindje të Qytetit, duke u kufizuar në jug nga lagjia "Collegetown", e njohur si zonë e frekuentuar kryesisht nga studentët e Cornellit, çka i shton atmosferën e të qenit një "qytet universitar" Itakës.
Banorët e qytetit kanë prirje politike liberale dhe qytetit konsiderohet si bastion i Partisë Demokratike.
Në vitin 2010, qyteti i Itakës kishte një popullsi prej 30,014 banorë. Në vitin 2004, Gayraud Townsend, një student 20-vjeçar në Shkollën e Marrëdhënieve Industriale dhe të Punës të Cornell University, u zgjodh si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke u bërë kështu i pari mashkull me ngjyrë që zgjidhet në këshillit dhe Afrikano-Amerikani më i ri i zgjedhur ndonjëherë për një rol publik në historinë e Shteteve të Bashkuara.[3]
Në vitin 2011, Svante Myrick, alumni i klasës së 2009-ës në Cornell u zgjodh si kryetar i Bashkisë së Itakës, duke u bërë kryebashkiaku më i ri në historinë e qytetit.[4]
((cite book))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite web))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)