Ibrahim Kodra

Ibrahim Shaban Kodra (Likmetaj, 18[1] ose 22 prill 1918 - Milano, 7 shkurt 2006) ka qenë piktor shqiptar, i konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

Biografia

U lind në Likmetaj të Ishmit më 22 prill të vitit 1918, i biri i Muratit. Ngeli jetim herët dhe për të ikur nga njërka, shkoi dhe punoi kamarier në Mamurras.[2] Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, Milano.

Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.[1]

Ndonëse nëpër intervista kishte deklaruar se ishte pagëzuar i krishterë katolik,[3] për hir të dashurisë,[4] shtypi publikoi se kishte lënë amanet që të varrosej si mysliman.[5]

Varri i Ibrahim Kodrës, Ishëm

Muzeu

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara:

Ekspozita arti

Disa nga ekspozitat e tij:

Stili

Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si "postkubisti i fundit në Evropë" si Picasso.

Katalogë dhe bibliografi

Referime

  1. ^ a b Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 232. ISBN 9780810861886.
  2. ^ "Ibrahim Kodra, Jeta". shkollaibrahimkodra.com. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2021. Marrë më 10 shkurt 2021.
  3. ^ Ibrahim Kodra (7 shkurt 2021). "Tri fjalët e Elyarit me të cilat shkruhet një roman" (Intervistë). Intervistuar nga Nadire Buzo.
  4. ^ Fatos Faslliu (23 prill 2018). "100 vite nga Ibrahim Kodra" (Intervistë). Intervistuar nga Anila Mema. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2021. Marrë më 10 shkurt 2021.
  5. ^ "E pathënga nga testamenti i Ibrahim Kodrës: më varrosni si mysliman". 13 shkurt 2016. 13 shkurt 2016.