42°22′N 21°23′E / 42.37°N 21.39°E / 42.37; 21.39 Stampa:Infobox KS vendbanim Hogosht është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Shtrihet në pjesën lindore të Moravës së Poshtme (Anamorava) buzë maleve të Kikë-s historike në lindje dhe malit Zidoll në perëndim.

Gjeografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Hogosht sot është ndër fshatrat më të mëdha në Komunë të Dardanës dhe në Kosovë. Shtrihet në një lartësi mbidetare prej 584 metrash dhe në një sipërfaqe nga 15,47 km², jetojnë 2.553 banorë shqiptarë të vendosur në 400 shtëpi (sipas të dhanave statistikoretë vitit 1997), me një dendësi mesatare prej 165 banorë në 1 km².

Bukurinë fshatit Hogosht ia shton lumi që mban po të njejtin emër e që ndan fshatin në dy pjesë, lumi Hogosht burimin e ka në Tepe (Svircë) në një lartësi mbidetare 1.081 m dhe ka një gjatësi prej 24 km, mesatarisht (mvarësisht nga stinët e vitit) sjell 100 L ujë në sekondë, mbi fshat janë ndërtuar dy penda mbrojtëse betoni të cilat mbrojnë fshatin nga të vërshimet.

Në vitin 1955 në Hogosht është shfrytëzuar energjia hidrike përmes një hidrocentrali të vogël i cili kishte prodhuar energji elektrike deri në 200 Watt, deri në vitin 1963 i kishte plotësuar nevojat elementare të ndriçimit në fshat. Probleme me ujë të pijshëm tek banorët e fshatit Hogosht nuk ka meqë gati çdo familje posedon puse dhe ujë krojesh nga lartësitë e maleve që e rrethojnë.

Në përjashtim të pjesës jugore ku shtrihet fusha, pjesët e tjera të fshatit rrethohen me male, paralagjet e fshatit janë Dazhdinca, Magura, Kika dhe Bujnoci.

Demografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Demografia (1905-1915)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjat viteve 1905-1912 Hogoshti kishte 120 shtëpi ku jetonin mbi 1.000 banorë.

Pas rregullimit të ri administrativ dhe vendosjes së pushtetit të ri në vitin 1914 në bazë të dekretit të 1912-tës për rregullimin e viseve të "çliruara" u ba edhe ndarja territoriale administrative me çrast si qendër komunale dhe drejtori që ishte Hogoshti, pas këtyre ndërrimeve mbetet nën administrimin e Kololleqit (fshat me banorë serb atëbotë dhe sot njëashtu).

Në kuadër të "Komunës së Kamenices" përfshiheshin fshatrat : (radhitur sipas numrit të banorëve)

Kultura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta kulturore në Hogosht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
SH.K.A. “Jeta e Re”

Ndërsa ne veren e vitit 1991 në nje koncert të mbajtur në shtëpinë e kulturës në Hogosht, Nexhip Ahmetaj kryetar i SH.K.A "Jeta e Re" dha urdhër që të këndohej kënga e heronjeve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, keduar nga Nazife Xh.Zylfiu dhe Rifat Bixhaku.

Koncerti i fundit nga SHKA "Jeta e Re" në Hogosht eshte mbajtur ne qershor te vitit 2000, qe andej s'ka asnje organizim te vetem deri ne vitin 2017!

Shëndetësia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sporti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
KF“Kika” viti 1982.

Manifestime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Takimet e vendlindjes" që mbahet me 15 qershor njëherit është kjo edhe dita e çlirimit e cila kremtohet që nga 15 qershori i vitit 1999. Vlenë theksuar se me rastin e 10 vjetorit të çlirimit të Hogoshtit pikërisht me 15 qershor 2009 u bë edhe binjakëzimi i Hogoshtit me Prekazin e legjendarit Adem Jashari me moton : “Hogoshti – Prekazi, Legjendë e Kombit”.

Historia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e fshatit Hogosht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hogoshti ka një të kaluar të lavdishme historike, ishte pjesë integrale e hapsirës më të gjerë të Kosovës dhe të Luginës Moravë – Vardar. Në hapsirën gjeografike të Dardanisë e gjejmë edhe Hogoshtin ndërsa lashtësinë e tij e dëshmojnë disa të dhëna si:

Megjithëkëtë edhe pse dëshmitë tejet të vjetra, deri më tani ende nuk iu është bërë një vlerësim i duhur arkeologjik.

Gjatë periudhës së sundimit osman dhjetëra të rinjë hogoshtas ishin rekrutuar për shërbim ushtarak të cilët kishin shërbyer në vende të ndryshme të Perandorisë Osmane;

Hogoshti si qendër administrative dhe politike atëbotë ka pasur edhe MYDYRIN i cili zbatonte urdherat e oficereve turqë, meqë Mydyri kishte ushtruar dhume mbi disa banorë me nam të kësaj ane, në aksin rrugor Lisockë-Hogosht, tek “Ura e Ibishit” e vranë Ibrahim Zhuja dhe Islam Zuka nga Desivojca si anëtarë shumë aktiv të Çetës së Mehmet Çaushit. Mydyri quhej Shukri dhe në kufomën e tij e kan marrë prindërit e tij. Vrasja e Mydyrit dhe 17 ditë me vonë edhe vrasja e Kajmekomit nga një ushtar shqiptar në Gjilan, bën që Otomanët të sinjalizojnë për një kryengritje të përgjithshme. Autori serb A. Bosavleviq , në librin e tij "O Arnautima", shkruan se në gjysmën e dytë të shekullit IXI, Hogoshti ishte një qytezë me disa dyqane dhe mehane. Këtu janë disa Pushkara ( puntori për riparimin e armëve), që iu shërbejnë shqiptarëve riparimin dhe mirëmbajtjen e armëve.[1] Në vitin 1912,nën udheheqje të Ali Gjyrishecit 300 kryengritës nga drejtoritë e atëhershme të Hogoshtit marrin marshin për në Shkup.

Në verën e 1912 Bislim Hogoshti e shoqëronte patriotin Hasan PrishtinaDurrës si truprojë e tij. Bislim Hogoshti ishte pjesëmarrës aktiv në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, pasardhësit e familjes tij ftohen nga autoritetet shtetërore në kremten e Ditës së Flamurit për çdo vit.

Të dhëna historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një e dhënë tjetër me rëndësi flet edhe për ardhjen e Bajram Curri-t dhe takimin e tij me parinë e fshatit Hogosht si me Emin Biçkun, Sadri Ahmetaj-n etj(pikërisht në vitin 1912 me rastin e organizimit në mbrojtje të kufirit lindor nga Armata e Tretë serbe e cila komandohej nga Bozha Jankoviqi).

Kika dhe lavdia e saj çmohet nga historia e kësaj ane dhe meritojnë të cekën edhe luftetarët e pushkës e të penës si Mulla Idriz Gjilani nga Velekinca Haki Sermaxhaj, Emin e Osman Biçku, Halil Sh. Kastrati e Shaban Çaushi(Myrtaj), e ky i fundit kishte strategji të fortë ushtarake meqë edhe kishte shërbyer 9 vite në shërbim ushtarak në ushtrinë turke.

Në Komunën e Hogoshtit si zonë kufitare u formuan 5 kompani që përbënin një Batalion, komandant batalioni e emërojnë Sylë Kopërnicën, komandantë të kompanive emëruan : Sylejman Selim Latifi (Syla), nga Hogoshti, Hysen Zhuja e Islam Zuka nga Desivojca, Idriz Malaj nga Hogoshti dhe Rexhep Jashar Bunjaku nga Poliçka.

Hogoshti bombardohet me aeroplanë në shtator të vitit 1944 në ora 14.00 ku si cak i sulmit ishte Konaku i Idrizit të Shaqës (Myrtaj) ngase dyshonin që aty të jetë edhe depoja e municionit.

Gjat viteve 1958/59 suprimohet Komuna e Hogoshtit dhe i gjithë aparati Administrativ u transferua në Kamenicë sot Dardanë (këtë e bënë pushtetëmbajtësit serbë të ndihmuar nga disa shqipfolës ), më pastaj Hogoshti ngelë vetëm si bashkësi lokale.

Shkolla e parë shqipe në Hogosht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla e parë shqipe në Hogosht u themelua në vitin 1941 me mësuesin e parë Fadil Hoxha. Pas tij në vitin shkollor 1942/43 erdhi si mësues Mehmet Turhani nga Elbasani dhe Fehmi Sinella nga Kavaja,ndërsa në vitin shkollor 1943/1944 ishte mësuesi nga Gjilani, atdhetari i devotshëm Xhevat Alia.

Mësuesit e parë nga Hogoshti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vitin 2001 me shkolla të larta dhe fakultete kanë diplomuar 232 Hogoshtas prej këtyre 41 femra. Hogoshtaset e para me diplomë fakulteti ishin Tevide Sh. Ahmeti dhe Shehnaze R. Latifi.

Nga Lufta e Dytë Botërore e së këndejmi ndodhin ndrrime te ndryshme, zbatimi i masave administrative ushtarake të shtetit të atëhershëm jugosllav në Kosovë, gjatë viteve 1944/46 mbyllë shkollën shqipe në Hogosht dhe me vonë (...) rihapet sërish për t’mos u mbyllur kurr deri në ditët e sotme.

Hogoshtasit gjat demonstratave 1968-1981...

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Demonstratat e vitit 1968 i gjejnë shumë Hogoshtas jo vetëm si pjesëmarrës por edhe si organizator të tyre, ndër ata ishte padyshim intelektuali, vizionari, luftëtari dhe dëshmori i kombit Isa Kastrati ndërsa pjesëmarrës ishte edhe Ismail Kastrati, në Gjilan demonstratat e 1968-tës i organizoj simboli i rezistencës, atdhetari, patrioti dhe hero i kombit Rexhep Mala,Latif Kastrati e Ibrahim Sermaxhaj.

Megjithëketë demonstratat e vitit 1981 i shoqëruan numër i madh Hogoshtasish, ishin mbi 50-të studentë, në demonstrata u plagua nga forcat policore Hogoshtasja Besa Ibrahim Ahmetaj. Pas demonstratave filloj një varg ndjekjesh dhe diferencimesh politike, arrestime, izolime dhe denimet me burg të rendë.

Diferencimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasojnë burgosjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me nga 2 muaj burg pas demonstratave denohen:

"ALBANIKOS"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në organizatën ilegale “Albanikos” që i printe Emin Krasniqi nga Dajkoci me shumë veprimtarë nga Hogoshti pasi zbulohen, në vitin 1983 denohen me dënime të rënda me burg:

Me nga 60 ditë burgim me rastin e ketij procesi u denuan

Meqë veprimtaria e “Albanikos-it” vazhdonte veprimtarinë ilegale, në vitin 1986 sërish zbulohet me çrast u denuan

Viti 1984

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti 1984 respektivisht mesnata e 11 e 12 janarit 1984 do të jetë një ditë,datë dhe vit i pashlyeshëm për hogoshtasit në veçanti dhe mbarë Kosovën në përgjidhësi meqë në një përleshje me forcat policore jugosllave bien heroikisht në Kodrën e Trimave në Prishtinë Rexhep Mala nga Hogoshti dhe Nuhi Berisha nga Svirca .


Në janar të vitit 1990 pasuan demonstratat në shumë vise të Kosoves, ato ishin prezente edhe në Hogosht, demonstruesit niseshin nga lumi "Babaniku" e deri në qendër të fshatit, pas demonstratave pasuan denimet me nga 2 muaj burg :

Me nga një muaj burgim denohen;

Aroma Demokratike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 dhjetor 1990 në fshatin Hogosht themelohet (nëndega)partia e parë shqiptare (pas rrëzimit të sistemit komunist) “LDK” Lidhja Demokratike e KosovësLëvizje gjithëpopullore e kohës,u zgjodh Kryesia ndërsa Kryetar u zgjodh Shaban Kastrati .

Referendumi për Kosovën shtet Sovran dhe të pavarur u mbajt me 26 shtator në shtëpinë e kulturës në Hogosht, tëre fshati ishte më i bukur se kurr më parë, ishte i stolisur me lule e flamuj, fotografi heronjësh si e Skenderbeut dhe Rexhep Malës, tingujt burimor dhe kënget patriotike të organizuara nga SH.K.A. “Jeta e Re” nga Hogoshti e bënë edhe më madhështore këtë ditë historike të kombit shqiptarë.

APJ - Armatë Fashiste

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 28 korrik 1991 Hogoshtin e tronditi lajmi për vrasjen e bashkëvendasit Muhamet Raif Biqku me profesion Hoxhë i cili ndodhej në shërbim ushtarak në armatën Jugosllave. Muhamet Raif Biqku lindi më 1 nëntor 1971 në Hogosht. Më 14 qershor 1991 mobilizohet dhunshëm në postën ushtrake të Dugo Sellës (Kroaci). Dy javë më vonë shpërthyen luftimet në Kroaci. Muhameti nuk pranoi urdhërat për të dalë në frontin e luftës prandaj u vra më 28 korrik 1991.

Rast tjetër i vitit 1955 ishte vrasja e Shukri Ramë Sermaxhajt nga Hogoshti në Vinkovc-Kroaci, vrasje e cila kurr nuk u sqarua.

UÇK-ja dhe Hogoshtasit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Permendorja

Hogoshtasit kanë dëshmuar me vepra sa janë të etur për Lirinë e Kosovës dhe për Bashkim Kombëtar rrugë kjo e cila rrënjët i ka që nga periudha e pasluftës së parë Botërore e e deri në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtë rrugë e kultivuan nga të parët si Muharrem Fejza, Haki Efendiu, Shaip Biqku, Bislim Hogoshti, Rexhep Mala e shumë trima të kësaj ane.

Lufta e UÇK-së ishte e lavdijshme, Hogoshtasit e përqafuan dhe ndihmuan si me pushkë dhe pjesëmarrje fizike, organizime të ndryshme në vend e diasporë, në Gjermani nga iniciativa e dy Hogoshtasve Ramadan Latifaj dhe Njazi Biqku në përkrahje të shumë bashkatdhetarëve nga viset e Anamoravës themelohet shoqatën atdhetare “Metush Krasniqi”, ndërsa në shtetin e Zvicrës meriton të ceket kontributi i të gjithë Hogoshtasve të prirë nga Ahmet e Rifat Latifaj, një aktivitet humanitar gjatë luftës së lavdishme të UÇK në Hogosht kishte zhvilluar edhe shoqata bëmirëse "Nëna Terezë".

Për bartje të armatimit nga Shqipëria ishin Ilir Kastrati dhe Arben Biqku të cilët më pastaj kaluan në stërvitje dhe njohjen e artit luftarak, këtyre iu bashkangjit me vonë edhe Driton Jahi Kastrati i cili kishte ardhur nga Gjermania.

Në betejën e Marecit, nga Hogoshti morën pjesë ;


Në Zonen operative te Llapit i riu 16 vjeqar Durim Ahmetaj


bie heroikisht në vijë të parë të frontit Heroi i kombit Avdi Xhaqku i cili vie nga Zvicra drejt në luftë.

Pjesëmarrës në UÇK ishin edhe Hogoshtasit me vendbanim në Prishtinë e Gjilan:

dy të fundit ishin edhe pjesëmarrës në UÇPMB në zonën e Qarrit si dhe në Maqedoni.

Nga forcat armike u likuiduan dhe në mënyrën më barbare u masakruan Ramadan A. Latifaj dhe Mehmet S. Sabedini, akt ky që tronditi banorët e fshatit dhe rajonit.

Hogoshtasit, të burgosurit politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për t’mos i shënuar të tjerët kërkoj ndjesë meqë është një shifër e mbi 100 hogoshtasëve të cilet ishin prapa grilave në burgje të jugosllavisë fashiste.

Burimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ A. Bogosavleviq, O Arnautima , Nish 1897, faqe 98

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]