Hebraishtja (עִבְרִית, ‘Ivrit)(Stampa:He ‘Ivrit, shqiptimi hebraisht (help·info)) është një degë veriperëndimore e gjuhës semitike nga familja e gjuhës Afro-Aziatike që flitet nga më shumë se shtatë milionë njerëz në Izrael dhe bashkësitë hebraike në botë. Në Izrael është de facto gjuha e shtetit dhe e popullsisë, duke qenë një nga dy gjuhët zyrtare (me gjuhën arabe), dhe flitet nga shumica dërmuese e popullsisë vendase.
Shkrimi i shenjtë i hebrenjve, Tora, u kodifikua para mijëra vjetësh në këtë gjuhë dhe i´u la pas brezave pasardhës.
Dallohen tre faza : ajo e vjetër, e mesme dhe hebraishtja e re.