République Gabonaise
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Gaboni ndodhet në pjesën perendimore të Afrkës dhe në pjesen perendimore të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik. Gaboni në veri kufizohet me Kamerunin, në lindje e jug me Republikë e Kongos pastaj në perendim pason dalja në Oqeanin Atlantik deri në veri ku kufizohet me Guinejën Ekuatoriale.
Sipas kushtetutes se vendit nga 28 marsi 1991 Gaboni është nje republik presidiale me nje sistem shumepartiak. Presidenti është krehu i shtetit dhe komandanti suprem i forcave te armatosura te vendit.Ai/Ajo votohet nga populli per 7 vite dhe pas nje ndryshimi te kushtetutes ne vitin 2003 rizgjedhja e tij/saj nuk është e kufizuar. Organi ekzekutiv është qeveria nën kryesimin e kryeministrit, i cili emrohet nga presidenti. Presidenti e ushtron sebashku me kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, te cilet i pergjigjen presidentit, pushtetin ekzekutiv. Pushteti legjislativ qendron tek parlamenti, i cili perbehet nga dy dhoma legjislative; Senati me 91 antar, i cili votohet nga keshillet regjionale dhe komunale per 6 vite. Kuvendi Nacional ka 120 deputet dhe votohet me nje mandat 5 vjeqar. Sistemi juridik perbehet nga ndikimi i se drejtes françeze, nga koha koloniale dhe se drejtes tradicionale te fiseve. Partit me ndikim te madhe:
Burgjet e vendit jane te stermbushura dhe kushtet jane te mjerushme. Furnizimi me ushqim, me artikuj higjenik dhe ventilimi neper qelizat e burgut është i mangët. Sigurimi shendecor nuk eksiston fare. Ne Gabon shume femi punojne, te cilet u trafikuan nga Togo, Benini dhe Nigeria. Homoseksualiteti denohet penalisht, neqofte se shfaqet publikisht.
Aktualisht Gaboni perfaqesohet tek Oraganizaten e Kombeve te Bashkuara ne New York dhe ne Gjeneve nga misioni diplomatik ne Paris. Me tutje jane hapur ne vende jo-afrikane perfaqesi diplomatike ne Franca, Britani te Madhe, Itali, SHBA, Rusi, Belgjike, Brasil, Kanade, Arabia Saudike, Kina, Libanoni, Kora e Jugut dhe Japonia.
Shteti ndahet ne nëntë krahina:
Nr. | Emri | Siperfaqja km² | Banoret 2005 | Kryeqyteti |
---|---|---|---|---|
1 | Estuaire | 20.740 | 638.219 | Libreville |
2 | Haut-Ogooué | 36.547 | 143.715 | Masuku (Franceville) |
3 | Moyen-Ogooué | 18.535 | 58.307 | Lambaréné |
4 | Ngounié | 37.750 | 107.173 | Mouila |
5 | Nyanga | 21.285 | 54.330 | Tchibanga |
6 | Ogooué-Ivindo | 46.075 | 67.326 | Makokou |
7 | Ogooué-Lolo | 25.380 | 60.510 | Koulamoutou |
8 | Ogooué-Maritime | 22.890 | 134.913 | Port-Gentil |
9 | Woleu-Ntem | 38.465 | 134.028 | Oyem |
gjithesj | 267.667 | 1.398.521 | Libreville |
Sipërfaqja e përgjithshme e Gabonit është 267,667 km2 prej së cilës 10,000 km2 janë ujë. Gaboni shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘J’’’, 11 45 ‘‘‘L’’’.
Gaboni ka një vijë bregdetare 885 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,551 km.
Klima në Gaboni është tropike gjithnjë mban vapë dhe lagështi.
Relievi i Gabonit është i larmishëm. Përgjatë rripit të ngushtë bregdetar ndodhen rrafshnaltat, në brendi të vendit shkëmbinj dhe në jug e lindje xhungla (savan). Pika më e ulët e relievit 0m është përgjatë oqeanit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,575 metrave në malin Ibounxhi (ang.: Mont Iboundji).