39°36′00″N 20°19′00″E / 39.6°N 20.316667°E / 39.6; 20.316667

Filat
Φιλιάτες
Qytezë
Popullsia
 • Gjithsej2,344
Emri i banorëveFilaqot
(({postal_code_type))}
463 00
TargatΗΝ
Faqja zyrtarewww.filiates.gr/

Filat (greqisht: Φιλιάτες/Filiátes) është qytezë në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filati është e vendosur në një zonë kryesisht malore. Malet e Murganës shtrihen në veri, në kufi me Shqipërinë. Qyteza Filati është e vendosur në jugperëndim të Konicës, në perëndim të Janinës, në verilindje të Gumenicës dhe në juglindje të Sarandës, Shqipëri. Filati ndodhet 10 km në lindje të fshatit i peshkimit Sajadhë, në mes të lumit Kalama dhe kufirit greko-shqiptar. Nga veriu Filati kufizohet me Pleshavicën, nga veriperëndimi me Koskën dhe Lopësin, nga juglindja me Galbaqin e Spatarin dhe nga perëndimi me Shqefarin. Qyteza ka kazermat e vet dhe një spital që është përgjegjës për shumicën e popullsisë në jug-lindje të qarkut i Çamërisë. Para Luftës së Dytë Botërore, Filati kishte këto lagje: Dematë, Gjillatë, Kasimatë, Sejkatë, Sarandarë dhe Zejnelatë.[1] Pas Luftës së Dytë Botërore, Filat është një qytezë urbane të vogël dhe është organizuar dhe ndërtuar përreth tre shesheve(greqisht: "plati").[2] Filati sot është selia i komunës e Filatit. Kurse Rruga Kombëtar Greke 6 (Larisë - Janinë - Gumenicë) dhe autostradës Egnatia Odos (Dedeagaç- Selanik - Janinë - Gumenicë) kalojë në jug të komunës i Filatit.

Toponimet të qytezës Filat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Demografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2001, Filati kishte 2.344 banorë.[4] Në vitin 1981, qyteza kishte 2,439 banorë, kurse në vitin 1991 Filati kishte 2,591 banorë. Banori i Filatit thirret Filaqot.

Familjet në qytezën Filat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[5]

Alizoti , Baburri (të ardhur nga fshati greke Babur), Ballashenjtë (fis i shuar), Benatë, Berberatë, Buzenjtë, (fis i shuar), Çafulatë, Çamenjtë, Çimatë, Çopenjtë (fis i shuar), Dematë, Dojakatë, Ducenjtë, Focenjtë (fis i shuar), Gaxhelatë, Grrënjacë (fis i shuar. I fundit i këtij fis ra në luftë kundër grekëve në Bezhan më 1913), Gullenjtë (vllah shqipfolës), Gumatë (fis i shuar), Gjillatë, Hallunatë, Kasimatë, Kodrenjtë (fis i shuar) Memkatë, Mullahusenjtë, Ninenjtë, Ponatë (Poni), Resulatë, Sarandarë, Sejkatë, Sterratë, Strungarenj (fis i krishterë ardhur nga Grebena), Shabanenjtë, Tarenjtë, Tavanxhinjtë, Tiranenjtë(Tirana), Xorxenjtë, Xhibatë, Zaneminenjtë, Zejnelatë, Zguratë (Zguro) etj.

Historia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mesjeta dhe origjina e Filatit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Filatit shfaqet në defterët osmanë të vitit 991 hixhri (1583). Në këtë defter janë dhënë emrat dhe mbiemrat të kryefamiljarëve e Filatit dhe zonën përreth. Shumica e këtyre emrave dhe mbiemra janë shqiptarë si: Kond, Nika, Gjon, Gjin, Duka, Ded, Leka etj.[6] Historiani Hajredin Isufi thekson se ka shumë emra të përzier myslimane dhe krishterë, duke treguar se procesi i islamizimit u ndodhin atëherë dhe mund të ketë filluar menjëherë pas pushtimit të rajonit në 1433.[7] Isufi citon fshatin Kockë si një shembull ku emra të tillë si: Sinan Pjetri, Murat Kondi, Ahmet Andrea, Hasan Jorgo, Ali Dhimo, etj, ka ekzistuar në mesin e njerëzve laraman.[7] Kurse për themelimin e Filatit, ka disa propozime nga populli lokale Çame dhe akademiket. Nga Filaqotët ato thonë që zona e Filatit ishte i njohur për të qenë një vend i prodhimit të ullirit. Qiraxhinj shpesh do vinin për të ngarkesës e ullinjve dhe vaj për të tregtuar brenda dhe jashtë rajonit të Çamërisë. Në vendin ku grumbulloheshin qiraxhinjtë për ngarkesë të ullinjve, një han u ngrit nga një banor lokal i cili ishte i njohur me emrin e Filo. Ky vend në të cilën han e tij ishte ndërtuar, u filloj të quhet Hani i Filos, dhe më vonë Filat.[8][9] Brenda këtij linjë të mendimit eshte edhe historiani greke A. Koçi[10]. Ai thotë se Filati mori emrin e vet nga një banor vendas me emrin Filas. Megjithatë, një tjetër historian grek, Zotos Mollosos i cili udhëtoi rreth Çamërinë në shekullin e nëntëmbëdhjetë kishte një pikëpamje të ndryshme. Ai pohoi se Filat u themelua nga dikush i quajtur Trëndafilis, emri i të cilit kur i shkurtuar u quajt Filas, nga ku emri Filat rrjedh. Sipas Zotos vendi u quajt Tria dhe më pas, Kestria Ilion - Iliate - Filiate ose Filat.[10] Megjithatë Isufi thekson se toponimi Filat është shqiptare, sepse ajo është e karakterizuar nga prapashtesë at, në të cilën është e zakonshme në mesin e toponimeve të tjera shqiptare së tilla si: Progonat, Luarat, Morfat, Markat etj.[10] Për shkak, në kohë të kaluara kjo zonë ishte i konfliktit midis Venedikut dhe Perandorisë Osmane, ku disa familje shqiptare ikën në Itali. Një nga pasardhësit e tyre, Don Andrea (Figlia) Filja citon Filatin në një dorëshkrim të vitit 1764, ku përmend origjinën e familjes se tij arbëreshe, quajtur Filja, duke e përshkruar si një qytet të madh dhe me kulturë në të kaluarën por të braktisur në shekullin XVII.[11] Kjo është interesante, sepse ajy referon qytezën Filat si Figliati dhe jo në emrat hipotetike të propozuar nga Zotos. Kjo jep besim për pikëpamjet e vendasëve dhe historianë Koçi dhe Isufi në lidhje për etimologjinë e emrit.

Sundimi osmane në shekullin i nëntëmbëdhjetë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sundimi greke gjatë periudhës midis dy luftërave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta e Dytë Botërore dhe shpërngulja e Çamëve Myslimane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkolla Shqipe e Filatit në vitëve 1942-1944.
Një grup partizanësh çamë të Filatit, mes të cilëve Muharrem e Ballkëze Demi, Teme Sejko, Dervish Dajaka, Taho Sejko etj. (1943)

Filati sot

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 29.
  2. ^ Selman Sheme (2005). Çamëria: vendi, popullsia dhe jeta ekonomike; (monografi). Inst. i Studimeve për Çamërinë. f. 118.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 30-33. Treguan: 1) Lut Berberi, 50 vjeç, bari, autodidakt, nga Filati. sot me banim në Durrës. Durrës më 2.XII. 1954. 2) Aqif Adem Malo. 49 vjeç, nëpunës. autodidakt nga Filati. sot me banim në Rrogozhinë. Rrogozhinë më 28.Xl.1954. 3) Galip Xhafer Sejko, 61 vjeç. nëpunës. autodidakt nga Fiiati, sot me banim në Tiranë, - Tiranë, më 30.XI. 1954.
  4. ^ "Regjistrimi i popullsisë në vitin 2001, Gazeta e Qeverisë të Republikës së Greqisë, Nr. 2, Athinë, 2010, f.17389" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2011. Marrë më 1 shtator 2012. ((cite web)): Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 29.
  6. ^ Hajredin Isufi (2002), Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947, Botimet Dudaj, f.7.
  7. ^ a b Isufi. Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. 2002. f.7
  8. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 29. Për themelimin e këtij qytezës dhe prejardhjen e emrit të tij çamët tregojnë këtë gojëdhënë: “Një qeraxhi me emrin Filo qe ishte nga fshati i vjetër i Mihalarit (sot topogërmadhë), afër fshatit Galbaq, po shkonte me val të ngarkuar në kual e doj t’e shpij t’e shit në Guman (një qytet antik sot topogërmadhë). Ki Filua i ndaloi kualt nek ishtë sot Filati dhe që ahjere nuk kish asnjë shtëpi. Doj të shplodhej aj e doj të rrin njadi sahat e pastaj të shkonej në Guman. Si që u shplodh mori e po garkon kualt, kur ati kalojnë ca fshatarë dhe e pjenë Filon: - Çish ke garkuar në këta kual bre? Kam val - u tha Fillua. -E shet? -E shes. Jo aq po kaq, e shiti valin ki dhe fshatarët e pjenë Filon e i thanë: -Çish ditë tjetër do viç ti ne ki vend të na sellç val t’e blejmë? Dhe Filua u vuri vadenë një ditë ka të javës që doj sill prapë val ati. Si e muarr vesh dhe të tjerë qeraxhinj shkuan në atë vend, dhe aj vend u bë si pazar per të shitur. Po e desh puna që të ish dhe një han ati, që të hajnë e të pijnë, dhe hanin që e ndërtoi i pari kle Filua, Filua pruri dhe fëmilën ati, dhe pas tij të tjerët, dhe emri i atij vendi i mbeti Filat".
  9. ^ Isufi. Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. 2002. f.8.
  10. ^ a b c Isufi. Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. 2002. f.8
  11. ^ Manoscritto inedito del papàs Andrea Figlia, vizituar në 18 korrik 2013.