Faik Quku (Shkodër, 1895 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 19 korrik 1963) ka qenë ushtarak dhe nëpunës i shtetit shqiptar. Është autor i një libri me titullin Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore botuar në dy vëllime më 2006,
U lind në Shkodër më 1895/1896,[1][2] i biri i Shaqirit dhe Esmasë.[3] I ati kishte qenë pjesë ushtarak i rregullt osman i caktuar në Podgoricë, shërbeu gjatë Luftës Ballkanike, por ndërroi jetë prej një plage në Stamboll. Një vit pas tij ndërroi jetë ku edhe e shoqja, duke ngelur kështu jetimë Faikun me të vëllanë, Sabrinë.[4] Ndoqi dhe kreu Kolegjin Saverian, më pas vijoi shkollimin ushtarak në Akademinë e Stambollit (1913-1916). Në 1923-1925 ndoqi shkollim të mëtejshëm ushtarak në Francë.[1] duke qenë njëri prej dy bursantëve që iu mundësua.[4]