Demir Hyskja | |
---|---|
Skeda:Demir hyskja.jpg | |
U lind në | 1 janar 1937 në Elbasan |
Vdiq | 6 gusht 2016 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Aktor |
Titulli | Artist i Popullit |
Demir Hyskja ishte një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 1 janar, 1937 në Elbasan. Vdiq më 6 gusht, 2016.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.