Hysen bej Kryeziu ose Ceno begu, (gjak.) Cena begi (Gjakovë, 1895 - Pragë, 14 tetor 1927) ishte prijës popullor, zv/prefekt i Krumës, Ministër i Brendshëm, 1 shkurt 1925 – 23 tetor 1925 dhe diplomat shqiptar.
Leu në Gjakovë në oxhakun e bejlerëve Kryeziu, i biri i Riza begit dhe Gjylshahen e Osman begut të Gjakovës.[1]
Gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi malaziasit, përkrahu Esad pashë Toptanin dhe u emërua zv/prefekt në Krumë ku ishte komandant i trupave kufitare. Më 1915 arrestohet dhe burgoset prej austriakëve pas luftimeve që kishte zhvilluar kundër tyre.[2] Internohet në Hungari, por me një ndërhyrje[3] më 1915 ka qenë në Pragë te nënkoloneli Roter në Smihov i vendosur në rrugën Smetanova numër 15.[4]
Në mbarim të Luftës Botërore u kthye në Gjakovë, ku u zgjodh kryebashkiak,[3] prej marrëdhënieve shumë të mira që kishte me autoritet serbo-kroato-sllovene. Më 1922 u martua me Nafien, njërën nga motrat e Ahmet Zogollit, më vonë Mbreti Zog I. Çifti u trashëgua me një djalë më 23 dhjetor 1923, Tatin.
Me ngjarjet e Lëvizjes së qershorit 1924 largohet nga Shqipëria me Ahmet Zogun,[2] në Tiranë dënohet me në mungesë, dënim që më vonë u shndërrua në dënim jetet.[5] Sipas Ali Kolonjës, Ceno beu në Beograd ishte tejmase i dobishëm për nga kontakte prej anëtarësisë në Partinë Demokratike Nacionaliste Radikale të Pashiqit dhe mik personal i kryeministrit Davidoviq.[6]
Kthehet po me Zogun, i cili i kishte dhënë gradën kolonel, në dhjetor të atij viti me Triumfin e Legalitetit. Përleshet me trupat e Bajram Currit në Malësi të Gjakovës, të cilin e ndoqi deri në marsin e 1925.
Emërohet ministër i Mbrendshëm më 1 prill të atij viti, gjë që e detyroi të hiqte dorë nga nënshtetësia jugosllave. Gjatë kësaj periudhe gjurmoi dhe dënoi pjesëmarrësit në Lëvizjen e qershorit.[2] Më 1925 deri më 1927 qe ministër i Shqipërisë në Mbretërinë Jugosllave. Mirëpo në kundërshtim me detyrën e një diplomati, kishte dhënë deklarata të kundërta me ato zyrtare, duke detyruar Presidentin ta transferonte ministër të Shqipërisë në Pragë.[7]
U vra më 14 tetor 1927 në Pragë nga Alqiviadh Bebi, sapo kishte shkuar si ministër i Shqipërisë atje.[3] Legata e Pragës ishte krijuar vetëm pak ditë më parë, kur edhe qe shkrirë legata shqiptare në Bukuresht që drejtohej nga Selahudin Blloshmi. Trupi i tij u balsamos në kryeqytetin çek dhe i shoqëruar nga S. Blloshmi, Tahir Shtylla dhe Ç. Saraçi mbërriti në Durrës e më pas në Tiranë, ku u varros para Xhamisë së Vjetër.[7]
Të përfshirë në këtë atentat kanë qenë Xhaferr bej Ypi, A. Beça dhe Shefqet bej Vërlaci, si dhe Zogu duke pasë qenë dhëndër i Vërlacit. Më pas, për hakmarrje, vëllezërit e Cenos organizuan një atentat më 6 dhjetor 1927 kundër Vërlacit e Beçës. Me këtë rast u arrestuan sejmenët e Ceno beut, Zeqir Rexhën dhe Sali Idrizi. Duke qenë se dyshimet e vrasjes së Cenos u ngritën deri në kupolën e shtetit, Hasani dhe Ganiu ndërmorën t'i bënin një atentat Zogut ditën e betimit për mbret, me zbulimin e të cilit, ikën jashtë shtetit më 17 gusht 1928.[7]
((cite book))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
para | Ceno bej Kryeziu | pas | |
Ministër i Punėve tė Brendshëme | |||
Ahmet Zogu | 1 prill 1925 | 23 shtator 1925 | Musa Juka |