Beqir Valteri (Vinjoll,[1] 1892 - Tiranë, 14 prill 1945) ishte atentatori i parë i Ahmet Zogut, përkrahës i Lëvizjes së Qershorit, antizogist në mërgim, deputet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe anëtar i Partisë Fashiste[2].
Valterët janë një familje me prejardhje gjermane, të thirrur në kohë Skënderbeut për të prodhuar barut.[3] U lind në Vinjoll, i biri i Bajram Valterit, nipi i Kurt Agës së Matit.[4] Ahmet bej Zogolli e kishte ndihmuar që të shkollohej në Itali.[1]
Më 23 shkurt 1924 brenda Kuvendit Kushtetues, Valteri e qëlloi kryeministrin kur ai po hynte brenda sallës së parlamentit. Zogu mori dy plumba kalimthi.[3]
Lirimi i Beqir Valterit nga burgu, në kohën e qeverisë së Nolit, u pa nga autoritetet britanike si miratim i atentatit.[5]
Qe Komisar i Lartë i Ushtrisë pas kapitullimit italian. Ishte ndër 60 e pandehurit të cilësuar "kriminelë lufte" në Gjyqin Special, më 13 prill u dënua me pushkatim vetë i shtatëmbëdhjeti.[6]
((cite book))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
((cite book))
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)