14 korriku është dita e 195-të e kalendarit gregorian (dita e 196-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 170 ditë.
Muajt | |
Janari | Korriku |
Shkurti | Gushti |
Marsi | Shtatori |
Prilli | Tetori |
Maji | Nëntori |
Qershori | Dhjetori |
Ditët historike | ||||||
Qershori · Korriku · Gushti | ||||||
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
1789 – Gjatë revolucionit francez, qytetarët e Parisit depërtuan në burgun e Bastilles dhe i liruan shtatë të burgosurit që ndodheshin brenda.
1913 – Lindi Gerald R. Ford Jr., presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij në lindje ishte Leslie Lynch King Jr, mirëpo bashkëshorti i dytë i nënës së tij më vonë e birësoi dhe ia ndërroi emrin.
1933 – Të gjitha partitë politike gjermane, me përjashtim të Partisë Naziste, u shpallën të paligjshme në Gjermani.
1958 – Ushtria e Irakut e rrëzoi monarkinë.
1965 - Adlai E. Stevenson Jr., kandidati presidencial demokrat në vitet 1952 dhe 1956,vdiq në moshën 65-vjeçare.
1997 – Tribunali i Hagës dënoi Dushan Tadiqin, serb i Bosnjës me 20 vjet burgim për dhunë mbi fqinjtë e tij myslimanë dhe kroatë në kuadër të një fushate vdekjeprurëse të terrorit dhe torturës.
2007 – Koreja Veriore i tha SHBA-së se e ka mbyllur reaktorin e saj bërthamor, disa orë pasi që një anije hyri në portin verikorean përplot me naftë.